Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kaliforni, një viktimë dhe gjashtë të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë Një prej gjykatësve më me emër në Spanjë po gjykohet për shkeljen e amnistisë së vitit 1977, pasi po heton krimet të kohës së luftë civile dhe të diktaturës së Frankos.
Akuzat ndaj Baltazar Garson, i bërë i famshëm për gjykimin e ish-dikatorit kilian, Augusto Pinochet, u ngritën nga dy grupe të djathta. Ata pretendojnë se ai tejkaloi kompetencat dhe fuqinë e tij kur nisi të hetojë për zhdukjen e 114 mijë njerëzve mes viteve 1936-1975.
Grupe të të drejtave të njeriut kanë mbështetur fuqishëm nismën e gjykatësit, duke thënë se asnjë krim nuk mund të lihet pa u hetuar, ndërsa gjyqin kundër tij e cilësojnë si një skandal.
Sipas mediave spanjolle, të afërmit e viktimave të luftës civile dhe të dikaturës së Frankos, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Garson.
Kjo cështje në Spanjë ka ngjallur debat në opinionin publik në Spanjë, mes atyre që kërkojnë të hetohen dhe atyre që janë kundër hetimeve për krimet e së shkuarës, të mbuluara përmes një amnistie të vitit 1977.
Top Channel