Ndreu: Krimi po rritet

25/01/2012 00:00

Pjerin Ndreu, ish-zyrtar i larte i Policise se Shtetit jep alarmin se te
gjitha krimet kunder personit ne kater vitet e fundit njohin vetem
rritje.

Ne rolin e ekspertit te shoqates se policive ne lirim, Ndreu analizon faktin se, krimet me te renda, vrasjet, vjedhjet me dhune, vjedhjet me arme, njohin ne kater vitet e fundit nje kurbe me rritje drastike.

“Strategjia e luftës për parandalimin e ketyre krimeve ka dështuar, dukshëm. Duhet pranuar publikisht dhe duhet të analizohen të gjithë ata faktorë që kanë sjellë në këtë situatë. Kjo është një situatë që reflekton pothuajse në të gjithë veprat penale të grupit të krimeve kundër personave dhe pasurisë. Nuk ka ndodhur kurrë që kriminaliteti në të gjitha veprat penale të shkojë në rritje”, tha Ndreu.

Por Ndreu, thote se e gjitha kjo situate e renduar vjen si pasoje e mungeses se nje strategjie per Policine e Shtetit. Sipas tij zeri politik eshte mbi ate teknik, ndersa qeveria nuk ofron asgje, duke e futur policine ne qorrsokak dhe kaos idesh.

“Jo vetëm që nuk ka strategji, por ka edhe kaos idesh, ka edhe një shkëputje të dukshme mes nivelit teknik dhe nivelit politik, ku dominon niveli politik. Qeveria nuk mobilizon partnerë të ndryshëm që mund të japin receta dhe ide në luftën anti-krim. Të gjithë janë në hije, lufta kundër krimit nuk bëhet vetëm me policë. Ka një fenomen tjetër të dukshëm, mosevidentimi i veprave penale, ose edhe fshehja e disa krimeve në statistikë. Unë dyshoj se kjo statistikë që është zyrtare, nuk është ajo që reflekton kriminalitetin”, tha Ndreu.

Ish-drejtori i Policisë ne disa qarqe te vendit, Ndreu u shpreh gjate intervistes dhene per Top Channel se se shpejti shoqata e policeve ne lirim, do te vere ne dispozicion nje numer telefoni, per te gjithe ata qe denoncimi i tyre ne polici nuk merret parasysh.

Top Channel