Ideja e re e Merkel për shpëtimin e Eurozonës

26/01/2012 00:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në Forumin Ekonomik të Davosit, hedh
një ide të re për shpëtimin nga kriza e borxhit; “Transferim të
pushtetit tek institucionet e eurozonës dhe jo zgjerimin të përmasave të
Fondit të Shpëtimit”

“Ne e kemi qysh prej fillimisht se në kërkojmë të qëndrojmë bashkë për euron, por ajo cfarë nuk dëshërojmë është situata, në të cilën jemi të detyruar të premtojmë dicka që nuk jemi në gjendje të përmbushim”, tha Merkel.

Merkel u bëri qendresë thirrjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kryeministrit Italian, Mario Monti për të shtuar kontributet në Mekanizmin Europian të Stabilitetit që do të hyjë në fuqi me një armatim-sic e quajnë ekspertet- prej 500 miliardë dollarësh, me synimin për të ulur koston e huamarrjes të ekonomive të mëdha, sic është Italia dhe Spanja.

“Disa thonë se duhet të dyfishohet në përmasa, pastaj nëse nuk është mjaftueshëm I madh, të tjerët do të thonë, duhet të jetë tre herë më i madh”, thotë Merkel.

Zgjidhja e Merkel do te thote me shume “integrim” duke kaluar pushtet nga një nivel kombëtar në institucionet europiane, sic është Gjykata Europiane e Drejtesise, kësisoj kontinenti do të shndërrohet në një Europë që funksionon. “Ne kemi marre disa hapa, drejt “Unionit Fiskal”, nënvizoi ajo, por mund të ecim me shpejt, të fitojmë shpejtësi dhe të jemi më të vendosur, duke iu referuar traktatit nderqeveritar per disiplinën fiskale, qe negociohet aktualisht nga 26 vendeve anetare, pervec Britanisë.

Merkel konsiderohet ‘de fakto’ nga politikanet dhe financieret europiane si “Supremja e Europes”. Dite me pare, ajo u takua me udheheqesit e Portugalise, Suedise, Belgjikes, Italise dhe shefes se FMN-se, Kristin Lagarde në Berlin në prag të Samitit të BE-se qe do te zhvillohet me 30 Janar. “Nuk ka me Merkozi, por vetem Merkel”, tha nje diplomat europian.

Top Channel