Sequi: Romët, një nga 12 prioritet e integrimit

02/02/2012 00:00

8 familjet rome janë në pritje të një vendimi të menjëhershëm për
strehimin e tyre, ndërkohë që vazhdojnë të qëndrojnë në institucionin e
Avokatit të Popullit.

Vendosja e familjeve rome ne mjediset e nje institucioni kushtetues,siç Avokati i Popullit, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtareve, të cilet jo vetem kanë vizituar familjet rome e kanë dërguar disa ndihma por kujtojnë edhe detyrimet e Shqiperisë në kuadër të integrimit.

“Dua të kujtoj se një nga 12 kriteret integruese të BE–së për Shqipërinë është edhe respektimi i të drejtave të komunitetit rom”, thotë ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.

Edhe ambasadorja zvicerane, ishte ne ndertesen e Avokatit të Popullit dhe deklaroi se ka besim se qeveria shqiptare do te gjeje nje zgjidhje per familjet rome, pasi une di qe ka nje strategji dhe nje vullnet te mire per kete komunitet.

Zvicra eshte nje nga vendet qe ka financuar se tepermi OJQ-të shqiptare, të cilat, sipas ambasadores kanë ndihmuar ne permiresimin e kushteve te jeteses se komunitetit rom ne Shqiperi, mes te cileve edhe ketyre ne Tirane.

Avokati i Popullit Igli Totozani u shpreh se tashmë të gjithë strukturat janë vënë në levizje për zgjidhjen e problemit të familjeve rome.

“Kam informacione që gjërat kanë nisur të lëvizin, por ndoshta nuk jam unë personi i duhur për të thënë se si do të zgjidhet dhe kur do të zgjidhet ky problem. Por këta njerëz janë këtu dhe këtu do të rrinë derisa të zgjidhet”, tha Totozani.

Top Channel