Vrasjet në Tiranë, ikin drejtuesit e policive

04/02/2012 00:00

Dy ngjarjet e fundit në kryeqytet, ku mbetën të vrarë dy femra, të cilat
tronditën opinionin publik kanë qenë shkaku që drejtori i përgjithshëm i
Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka nisur valën e lëvizjeve në polici.

Ne perfundim te analizave per gjendjen e kriminalitetit Burgaj ka argumentuar se duhet te kryheshin levizje. Dy vrasjet ne harkun kohor te tre oreve te se enjtes kane qene zanafilla e shkarkimeve.

Drejtori i Policise se Tiranes, kryekomisar Sajmir Muça, eshte shkarkuar nga posti i drejtuesit duke u derguar ne akademine e Rendit, ndersa vendin e tij, e merr kryekomisar Bernard Çaushaj, i cili me pare ka drejtuar, qarqet e Korçes, Shkodrës dhe Beratit.

Por ne analizen e tij, drejtori i Pergjithshem Burgaj ka firmosur edhe lirimin e dy nendrejtoreve, Dorian Muça dhe Gjergj Jorgo.

Muca i cili u sulmua vetem pak kohe me pare me nje sasi te kosniderueshme tritoli ne banesen e tij do te drejtoje seksionin  e pastrimit te parave ne Drejtorine e Pergjithshme, ndersa Jorgo i akuzuar shpesh edhe nga opozita, si nje militant partiak u dergua ne krye te forcave levizese operacionale, vend qe me pare mbahej nga Shemsi Premci. Ky i fundit dergohet si drejtor i policise ne qarkun e Dibres.
 
Ylli Metko ka marre drejtimin e policise se Korçes dhe Artan Cuku drejtimin e Policise se Vlorës. Dy nendrejtoret e rinj te policise Tirane, do te jene Arjan Kurti dhe Gazmend Hamitaj. Drejtoria e policise qarkut Tirane, gjate vitit te shkuar arriti te zbuloje 22 nga 24 vrasje qe ndodhen ne kete qark. Po gjate vitit 2011, ajo i referoi prokurorise mbylljen e hetimeve per nxitje te dhunes ne protestat e 21 janarit.

Top Channel