15:35 Select
16:28 Permbledhje Ditore BB7
Programi i plote
PUBLICITET
Papunësia, Rama: Berisha gënjen
07/02/2012

Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i opozitës Edi Rama ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se është duke gënjyer shqiptarët me shifrat që jep për punësimin.

Rama ka përdorur shifrat e Bankës së Shqipërisë për të ilustruar papunënisë një shqetësim i kahershmëm, ngritur shpeshherë nga opozita.

"Të dhënat e bankës përfshijnë 10 vjet, nga viti 2000 në vitin 2010. Është e datës 3 shkurt, pra e vetëm pak ditëve më parë. Rritja e forcave të punës dhe rënia e numrit të të punësuarve në 10 vjet është dramatike. Kryeministri nuk rresht së akuzuari opozitën si gënjeshtare, sepse prej vitit të shkuar ne themi se në Shqipëri ka 1 milionë të papunë. Le ta shohin të gjithë shqiptarët tabelën e të dhënave nga Banka e Shqipërisë ku del qartë si drita e diellit se kush gënjen. Gënjen opozita që thotë se të papunët në Shqipëri kanë arritur në 1 milionë, apo gënjen kryeministri që flet për rritje të punësimit dhe për opozitën, që sipas tij gënjyeka 1 milionë herë", tha Rama.

Duke e cilësuar qeverinë të paaftë dhe korruptuar deri në thonj dhe si pasojë të paaftë për të ndryshuar situatën e papunësisë në Shqipëri, zoti Rama është ndalur edhe në situatën kriminale në vend pas disa vrasjeve dhe grabitje të njëpasnjëshme në disa qytete të vendit.

"Sot jetojmë në një vend që tronditet përditë nga vrasjet, eksplozivët dhe nga grabitjet me armë në dorë. Vrasin bandat kriminale, por vrasin edhe të rinjtë e dëshpëruar në rrugën e grabitjeve për t'i mbijetuar varfërisë dhe papunësisë. Vret vet shteti me armë zjarri dhe kryeministri i quan vrasësit heronj, duke goditur haptas ata që e luftojnë krimin me në krye Prokuroren e Përgjithshme të Republikës.Në krye të policisë qëndrojnë xhagajdurë me imunitet kryeministror që shpërdorojnë detyrën për përfitime krejt personale. Jeta është e pambrojtur, prona është e pambrojtur, biznesi është i pambrojtur. Më keq akoma, e ardhmja është e pambrojtur", tha Rama.

Sipas Ramës, Partia Socialiste ka një platformë të detajuar që me ardhjen në pushtet do t`i shpallë luftë krimit ndërsa ka shtuar se ditën e premte PS në tryezën për rendin do të paraqesë shifra alarmante të papublikuara më parë për krimin në Shqipëri.

Popullsia në moshë pune              Të punësuar           Diferenca
2000     1,939,000                          1,068,000              871,000
2001     1,773,000                             919,810              853,190
2002     1,767,000                             920,140              846,860
2003     1,826,000                             926,000              900,000
2004     1,850,000                             931,200              918,800
2005     2,003,000                             932,100            1,070,900
2006     1,917,000                             935,000              982,000
2007     2,101,000                             939,000            1,162,000
2008     2,126,000                             974,000            1,152,000
2009     2,146,000                             899,000            1,247,000
2010     2,166,000                             917,000            1,249,000

Tabela qe Rama i referohet, eshte e BSH-se me date 3 shkurt





/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
“Dështimi do dëmtojë Shqipërinë”
Nga Strasburgu, ku eurodeputetët u mblodhën për herë të fundit, ka shprehur keqardhjen për këtë dështim edhe kryetari i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan.
Ushtria, vijojnë akuzat PD-PS
Mazhoranca dhe opozita kanë vijuar edhe të premten akuzat e ndërsjella përsa i përket përshirjes së supozuar të infrastrukturës së ushtrisë shqiptare në trafik droge.
Basha: Do ketë destabilizim politik
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha paralajmëron destabilizim politik në vend për shkak të refuzimit sipas tij që mazhoranca po i bën konsensusit me opozitën për refomën territoriale. Basha tha se kjo reformë duhet t’i shërbejë qytetarëve dhe jo hartave elektorale të partive politike.
Mazhoranca i jep fund pritjes së opozitës
Mazhoronca i jep fund pritjes së opozitës për të marrë pjesë në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën administratrativo-territoriale të vendit.
Prokuroria: Po verifikojmë akuzat
Kur opozita vijon të akuzojë publikisht ushtrinë, për implikim në trafikun e drogës nëpërmjet bazës ajrore të Gjadrit, Prokurori i Përgjitshëm Adriatik Llalla shprehet se kanë nisur verifikimet për këtë çështje.


Lajmet kryesore

Papunësia, Rama: Berisha gënjen
Balla: Deklaratën e dështoi Berisha

“Deputetët e PD ishin dakord, kryeplaku prishi konsensusin”
“Dështimi do dëmtojë Shqipërinë”
Basha: Do ketë destabilizim politik
Ushtria, vijojnë akuzat PD-PS
Të gjithë kritikojnë Gjyqësorin
Qytetarët në qeverisjen elektronike
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Akuzat për ushtrinë, Reforma territoriale, Irani, Eksplozivi, Statusi, Aksidente rrugore
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.