09:26 Top Show R
11:27 TF "100 vitrinat" R
Programi i plote
PUBLICITET
Rina Bilurdagu, fituese e “The Voice”
11/02/2012 00:32

Është Rina, fituesja e edicionit të parë të “The Voice of Albania”. Me trajnere Alma Bektashin, vajza nga Prizreni që aktualisht studion për piano, grumbulloi numrin më të madh të votave të publikut, i cili pati fjalën e fundit në përzgjedhjen e fituesit.

Cmimi i fituesit mundëson lidhjen e një kontrate dy vjecare me “Universal Music”, cka përfshin kompozime këngësh dhe lancimin në tregun ndërkombetar.

Ishin katër finalistët, të cilët mbërritën në të premten e 17-të dhe të fundit të spektaklit: Rina Bilurdagu, Marsela Cibukaj, Lundrim Pacuku dhe Enrika Derza.

Pas një përzgjedhjeje të parë gjatë finales, fituesi u luajt mes Rinës dhe Marselës, kjo e fundit në skuadrën e Elton Dedës.

Fituesi ishte një, por cmime morën të katërt finalistët: për secilin prej tyre “Universal Music” do të kompozojë nga një këngë, të cilat më pas do të shpërndahen në rang ndërkombëtar, por jo vetëm, për ta do të krijohen edhe këngë, me të cilat më pas do të marrin pjesë në “Top Fest 9” që pritet të fillojë së shpejti.

Ishin katër trajnerët që ndoqën këngëtarët gjatë këtyre javëve: Alma Bektashi, Miriam Cani, Sidrit Bejleri dhe Elton Deda. Ata performuan edhe në këtë natë të fundit, dy prej tyre me këngë të reja, që u prezantuan për herë të parë në “The Voice Of Albania”: Miriam Cani me “Përgjithmonë” dhe Sidrit Bejleri me Kamela Islamaj “Më beso”.

Garë e gjatë, punë, miqësi, emocione, spektakël dhe mbi të gjitha gjithmonë në kërkim të zërit më të mirë, në “talent show”-n ku në fakt vetëm ai ka rëndësi.

Përfundon kështu edicioni i parë i “The Voice of Albania”, për t’i lënë vendin të dytit, së shpejti me audicione të reja.



/ Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Rina Bilurdagu, fituese e “The Voice”
Naço: Ja skandalet e KLD-së
Reforma në KLD, prokurori dhe gjyqtarët që nuk duhet të flenë të qetë
“Kontroll parlamentar SHISH-it”
Ligji i ri për pasuritë e zyrtarëve
Prokurorë në Athinë për zemrën e Karelit
Shkodër, vrasje me armë zjarri në Vukatanë
Basha: Demokracia në rrezik
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Aksidente rrugore, Akuzat për ushtrinë, Vrasja ne burg, Vendet e AMA-s, Siria, Lindja e Mesme, SHISH, Reforma territoriale
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.