03:00 Lajme e Moti
03:35 Film "Senatori"
Programi i plote
PUBLICITET
Fëmijët kuptojnë fjalët që 6-muajsh
15/02/2012 12:25

Fëmijët kuptojnë fjalët që 6-muajsh
Shkencëtarët kanë konfirmuar se fëmijët kuptojnë një numër shumë të madh fjalësh që kur janë 6-muajsh dhe nëse prindërit i flasin normalisht ata mund të përmirësojnë aftësinë e tyre të të folurit në të ardhmen.

Një studim nga psikologë britanikë del në përfundimin se fëmijët mund të kuptojnë fjalët shumë më përpara se sa të flasin duke hedhur poshtë hipotezat se të vegjlit fillojnë të kuptojnë vetëm pasi mbushin 1 vjeç.

Gjatë vrojtimit të 33 fëmijëve 6-9 muajsh, psikologët zbuluan se nëse i përsëritej disa herë emri i një objekti, shikimi i tyre shkonte pikërisht tek objekti në fjalë. Këto teste treguan se fëmijët e bëjnë lidhjen mes fjalës dhe objektit që kur mbushin gjashtë muajt e parë të lindjes.

“Ka pasur edhe më parë demonstrime se fëmijët kuptojnë fjalë si mami dhe babi, por studimi ynë kërkon të nxjerrë në pah nëse kuptonin fjalë të tjera shumë më specifike. Mendoj se rezultatet e këtij studimi japin një mesazh të madh për të gjithë prindërit. Mund t’i flisni normalisht fëmijëve tuaj sepse ata do ju kuptojnë edhe pse jo plotësisht”, shprehet Dr. Swingley, udhëheqësi i studimit.


/ Top Channel









Më shumë nga shkenca
Lamtumirë kujtimeve të këqija
Shkencëtarë neurologë amerikanë jo vetëm që kanë identifikuar pjesët e trurit që lidhin kujtimet me emocionet, por pretendojnë se janë në gjendje edhe t’i manipulojnë këto pjesë duke “zhdukur” kujtimet e hidhura.
Asteroidi që kërcënon Tokën
Jeta në Tokë kërcënohet nga një asteroid tejet i madh që ka habitur shkencëtarët dhe studiuesit e hapësirës me rrugëtimin e tij të pazakontë duke “thyer” çdo barrierë graviteti.
Projektohet avioni pa dritare
Nëse ndonjëherë keni qenë kuriozë se si do të ndryshojë koncepti i udhëtimeve të gjata, kompania ajrore “Techninon Design” ka shpalosur projektin e saj më të ri.
Tatuazhe për të karikuar celularin
Të djersitësh në palestër mund të shërbejë edhe për të rikarikuar celularin. Një model biobaterish që tatuohen përkohësisht në trupin e njeriut janë në gjendje të monitorojnë parametrat jetësorë për të prodhuar energji nga acidi laktik.
Toka po ngrohet më shpejt nga parashikimet
Brenda pak dekadash, edhe viti më i fohtë do të jetë më i ngrohtë nga standardet historike që nga koha e regjistrimit të temperaturave.


Lajmet kryesore

Fëmijët kuptojnë fjalët që 6-muajsh Rregullore e re kundër vjedhjeve
Fullani: Po bashkëpunojmë me institucionet e drejtësisë
Konferenca e Berlinit për Ballkanin
Pogradec, dy të rinj dyshohen të mbytur
Anulohen lejet e paligjshme
Helikopteri ngel në Dukagjin
Vrasja e Santos, shkarkohet polici
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Lindja e Mesme, Aksidente rrugore, Aksioni anti-droge, Kriza greke, Vrasja e bankierit
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.