Itali, pensionistët mashtrues

20/02/2012 00:00

Po shtohen gjithnjë e më shumë kontrollet mbi pensionet sociale që të huajt mbi moshen 65-vjeçare marrin në Itali

Në qytetin e Pistoies, në Toskanë janë paditur për mashtrim ndaj shtetit 38 të huaj, ndër ta 26 janë shqiptarë. Ata akuzohen se marrin padrejtësisht këtë pension, një shumë prej rreth 5.500 eurosh në vit që i jepet personave mbi 65 vjeç me banim te rregullt e të vazhdueshem në Itali dhe që kanë marrë karten e qëndrimit pa afat ne vend.

Behet fjale kryesisht per prinder emigrantesh, te ardhur me bashkim familjar e qe gezojne te drejten e ketij pensioni per shkak te moshes, por qe ne te vertete nuk jetojne ne Itali. Nje operacion i ngjashem u krye perpara pak ditesh ne veri te vendit, ne afersi te Cuneos. Dhe ne ate rast u zbuluan 53 te huaj, shume prej te cileve shqiptare, qe kishin kryer te njejten shkelje.

Kontrolli i vulave ne nxjerr qarte nese nje person jeton apo jo ne menyre te vazhdueshme ne Itali, kushti i pare per marrjen e ketij pensioni. Ne rast shkeljeje, perveç padise, shteti kerkon edhe kthimin e shumave te marra gjate viteve.

Top Channel