Cherie Blair padit “News International”

22/02/2012 18:20

Cherie Blair ka paditur sipërmarrjen mediatike “News International” dhe një detektiv privat të përfshirë në skandalin e përgjimeve të celularëve për llogari të ish-së përjavshmes “News of the World”.

Aksioni ligjor i bashkëshortes së ish-kryeministrit Tony Blair ndaj grupit editorial dhe detektivit Glenn Mulcaire është prezantuar ditën e martë në Londër.

Në shtator “News International” ishte paditur nga zëdhënësi i Blair, Alastair Campbell që më pas pranoi një shpërblim për dëmet e shkaktuara.

Skandalet mediatike në Britani kanë marrë masa të gjera dhe janë shoqëruar me arrestime të ndryshme të kryera më herët gjatë muajit.

Kështu, më 11 shkurt policia britanike arrestoi pesë gazetarë të së përditshmes “The Sun” në kuadër të një hetimi mbi rryshfete të dhënë agjentëve të policisë në këmbim të informacioneve.

Gazetarët, sipas mediave britanike, kanë qenë emra të mirënjohur të gazetës dhe mes tyre ishte edhe nëndrejtori Geoff Webster.

Ata u arrestuan në kuadër të çështjes “Elveden”, që muajin e kaluar përfshiu edhe katër persona të tjerë të “News Coorporation” dhe një polic.

Në operacionin e 11 shkurtit u arrestua edhe një tjetër agjent i policisë, si dhe një punonjës i Ministrisë së Drejtësisë.

Top Channel