Gjendet një kufomë në plazhin e Currilave

23/02/2012 09:45

Trupi i pajetë i një personi është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm ne bregdetin e Currilave. Kufoma i përket një personi të seksit mashkull mbi 50 vjeç dhe është gjetur mbi gurë.

Prania e gjakut në vendngjarje, një plagë në kokë dhe një në pjesën e barkut kanë shtuar dyshimet për shkaqet e vdekjes, ndërkohë që paraprakisht mendohet që ajo të ketë qenë aksidentale si pasojë e rënies mbi gurë dhe dallgëve.

Kanë qenë qytetarët ata që teksa shijonin kafen e mëngjesit në lokalet buzë detit kanë konstatuar kufomën dhe kanë njoftuar përmes telefonave celularë policinë e Durrësit.

Agjentët e antikrimit kanë zbritur gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identitetit të viktimës, ndërkohë që do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Top Channel