15:35 Select
17:30 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Memaliaj, aksident me pasojë vdekjen
03/03/2012 09:35

Memaliaj, aksident me pasojë vdekjen
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Memaliaj.

Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga ka gjetur vdekjen shtetasi Xhino Goxhaj, 25 vjeç.

Ndërkohë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur një tjetër person, shtetasi Blansi Seferi, që po udhëtonte bashkë me Goxhajn, në makinën e këtij të fundit.

Burime policore njoftojnë se nga mbikëqyrjet në vendin e ngjarjes ka rezultuar se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po
Aksidente rrugore
ecte automjeti.

Ngjarja në fjalë është ndër aksidentet e para të muajit mars, ndërkohë që në fund të muajit të kaluar një automjet me targë “AA 694 AL”, që drejtohej nga shtetasi Markeljan Cenolli, 30 vjeç, përplasi për vdekje një këmbësor.

Ngjarja ndodhi në aksin Lezhë-Shkodër, ku viktimë mbeti shtetasi Nikollë Preçi, 70 vjeç, nga fshati Balldren.

Shkak për aksidentin u bë ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme dhe të pakujdesshme nga ana e 70-vjeçarit. Megjithatë, policia shoqëroi drejtuesin e automjetit për të sqaruar rrethanat.

Në të njëjtën formë humbi jetën më herët gjatë muajit të kaluar një 60-vjeçar në aksin automobilistik Superstradë-Laç, vetëm 2 km afër stacionit të trenit.

Një mjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi Ndue Selala përplasi një person i cili ishte duke drejtuar një bicikletë. Viktima ishte shtetasi Agim Haka nga fshati Fushëkuqe i Kurbinit.

Haka ishte duke ecur me biçikletën e tij, ndërsa përplasja ishte shumë e rëndë dhe i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme.
/ Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Memaliaj, aksident me pasojë vdekjen
Hetim akuzave për trafik droge
PS-LSI kërkesë për Komision Parlamentar: Të zbardhet e vërteta
Fushë Krujë, pranga autorëve të tritolit
Shqiptarët, në vend të parë për azil
Të krishterët festojnë Pashkët
“Duhet politikë e dyerve të hapura”
PS: Reformat ekonomike po japin efektet
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Akuzat për ushtrinë, Statusi, Eksplozivi, Reforma territoriale, Turizmi, Irani
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.