Zoe Saldana zyrtarisht aktorja me fitimet më të larta në histori falë Avatar: Fire and Ash, kalon edhe Scarlett Johansson Në një mision rutinë të transferimit të të burgosurve, autoritetet meksikane zbuluan një arsenal të vërtetë armësh brenda godinës së burgut të Juarez.
Rreth 300 të burgosur u transferuan nga disa burgje, mes të cilëve edhe burgu i qytetit Juarez. Pas boshatisjes së burgut, autoritetet bënë zbulimin tronditës. Të fshehura u gjetën disa armë automatike, mes të cilave edhe Kallashnikovë, 10 pistoleta, disa granata dhe mijëra fishekë.
Cudia, thonë mediat meksikane, qendron se të burgosurit nuk i përdorin këto armë për t’u arratisur nga burgu, por për të luftuar me rivalët e tyre brenda mureve të rrethimit të institucionit.
Sistemi i burgjeve në Meksikë është pranë kolapsit. Këto institucione, të kritikuara jo rrallë herë nga organizata të të drejtave të njeriut, janë të mbipopulluara prej vitesh tashmë
Top Channel