Prokurorët e dosjes “Gërdeci” thanë për Top Channel se brenda 10 ditësh ata do ta apelojnë vendimin e Shkallës së parë.

Të kontaktuar nga Top Channel, prokurorët pohuan se apelimi do të bëhet brenda këtij afati edhe nëse gjykata nuk e zbardh vendimin e saj brenda të njëjtës kohë.

Por edhe pse vendimi nuk është zbardhur, prokurorët thanë se edhe në apel do t’i qendrojnë akuzës ndaj katër të pandehurve për vrasje, për shkak të cilësive të vecanta kundër një apo më shumë personave.

Kjo akuzë në vendimin e Shkallës së Parë nuk u përmend fare nga treshja gjyqësore, akuzë për të cilën prokuroria kërkoi tre burgime të përjetshme.

Në total Gjykata e Tiranës vendosi 99 vite burgim për të gjithë të akuzuarit, gjobë prej 40 milionë lekë dhe ndalimin e disa prej të pandehurve për të ushtruar detyra shtetërore për periudha që variojnë nga një deri në katër vjet.

Po viktimat kush i vrau?

Kundër vendimit të gjykatës për Gërdeci ka reaguar edhe qëndra ligjore Respublika, e cila ka mbrojtur interesat e familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit.

Përmes një deklarate, kjo qendër thekson se, vendimi rrëzoi pa argumente ligjore akuzën kryesore që ishte vrasje në rrethana të cilësuara të 26 personave.

”Pas katër vitesh nga tragjedia, pas 200 seancash nga të cilat rreth 100 dështuan për paaftësi të gjykatës në menaxhimin e pjesëmarësve; pas marrjes në pyetje të rreth 300 dëshmitarëve; pas shqyrtimit të dhjetramijëra faqesh provash shkresore, gjykata e Tiranës zhgënjeu pritshmerine e familjareve te viktimave dhe gjithe opinionit publik”, shkruhej në një deklaratë të “Respublikës”.

Në vendimin e gjykatës nuk u artikulua në asnjë moment një qëndrim zyrtar për akuzën kryesore të ngritur nga Prokuroria e për të cilin u kërkua burgim i përjetshëm, duke mos dhënë përgjigje për përgjegjësinë e jetëve të humbura.

Gjykata nuk ngurroi të dënonte disa të akuzuar për shkatërrimin e pronës nga pakujdesia, ndërkohë që si me dashje indirekte apo edhe nga pakujdesia ishte shkaktuar dhe vrasja e viktimave – thuhet në deklaratën e qendrës avokatorë “Respublika”.

Bie akuza e vrasjes

10 të pafajshëm, 99 vjet burg në total dhe 40 milionë lekë gjobë, si dhe dënime sporadike për ish-zyrtarë të ushtrisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes me ndalime me afat nga 1 vit deri në katër të ushtrimit të detyrës në funksione shtetërore. Ky është bilanci i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Pare, për të akuzuarit per tragjedine e Gerdecit.

Ish-drejtori i MEICO-s u shpall fajtor per shkelje te rregullave ne pune, shkaterrim te prones, shperdorim te detyres dhe i pafajshem per falsifikim dokumentash, si dhe iu pushua akuza per shperdorim detyre ne bashkepunim. Ne total Ylli Pinari u denua me 18 vjet burg dhe ta vuaje heqjen e lirise sipas gjykates ne nje burg te sigurise se zakonshme.

Dritan Minxolli, ish-drejtori i fabrikes se demontimit u denua me 18 vjet burg, mes te cilave perveç shkeljes se rregullave ne pune edhe per prodhim dhe te municioneve dhe armembajtje pa leje. Mbikeqyresi i MEICO-s, Sokol Ngjeci u denua me 10 vjet burg per shkaterrim prone dhe shperdorim detyre.

Nderkohe qe administratori i “Albademil”, Mihal Delijorgji u denua me 10 vjet burg, per shkelje te rregullave te lendeve plasese dhe iu pushua akuza e shkaterrimit te prones. Per asnjerin prej ketyre te pandehurve gjykata nuk e permendi akuzen e prokurorise, per vrasje per shkak te cilesive te veçanta.

Nga ushtaraket e larte ai qe mori me shume denim eshte ish shefi i Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha, i cili denua me 6 vjet burg nga 8 qe kishte kerkuar prokuroria, si dhe ndalim te te drejtes per te ushtruar detyra shteterore per kater vjet. Luan Hoxha, prej janarit te 2012 është larguar nga Shqipëria dhe jeton bashkë me familjen e tij ne SHBA.

Zevendesshefi i Shtabit te Pergjithshem Agim Lala u deklarua i pafajshem. Ish-komandanti i Forces se Bashkuar Shpetim Spahiu u denua me kater vjet burg, por ky denim sipas gjykates i pezullohet me denim ne prove, ndersa ish-komandanti i Brigades Mbeshtetese Zija Bahja,u shpall i pafajshem sipas gjykates. Pafajesi moren edhe Rezart Tershana, Adriatik Mema, ish- sekretar i pergjithshem ne Ministrine e Mbrojtjes, Juliana Margariti, Besnik Dauti, Agim Babameto.

Nderkohe qe shoqeria “Albademil” u shpall fajtore dhe u denua me 25 milione leke gjobe, si dhe ndalim te te drejtes per te marre pjese ne prokurorime publike dhe per te ushtruar lejen e demontimit per 10 vitet e ardhshme. Vendimi u prit me kundershtime nga familjaret e viktimave. Zamira Durda, gruaja qe ka humbur nje femije ne kete tragjedi dhe qe u shnderrua ne simbolin e protestes per 4 vite me radhe shpertheu ne akuza kunder gjykates. Gruaja mbajti te bllokuar per disa minuta deren e gjykates, duke mos lene askend qe te dilte.

Me pas Zamira tentoi te takonte gjyqtaret qe dhane vendimin, por u ndalua nga policia. Gjate procesit ra ne sy prania e policise, e cila ishte kerkuar per te parandaluar ndonje reagim nga familjaret e 26 personave qe mbeten te vrare ne tragjedine e 15 marsit 2008.

Top Channel