Ngjyrat e Meksikës në Tiranë

14/03/2012 00:00

Ngjyrat e Meksikës vijnë në Tiranë me anë të një ekspozite me të njëjtin emër të çelur në Muzeun Kombëtar nga piktorja meksikane, Fany Mares.

Pasi ka bërë një udhëtim të gjatë nëpër galeri të ndryshme në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, koleksioni i përzgjedhur sjell më pranë publikut shqiptar botëkuptimin artistik që karakterizon pjesën më të madhe të kulturës meksikane.

“Qëllimi i kësaj ekspozite është për të prezantuar kulturën meksikane dhe për ta sjellë atë më pranë shqiptare. Cdo zonë e Meksikës ka kostumet dhe traditat e veta. Në kohën tonë të gjitha vajzat vazhdojnë t’i praktikojnë ato”, thotë autorja, Fany Mares.

Me anë të penelatës së saj të fuqishme, Fany arrin të përcjellë subjekte të cilat janë të lidhura ngushtë me kulturën e vendit të saj të lindjes, si piktorja me famë botërore Frida Kalo, piramidat azteke apo gratë dhe burrat e vendit të saj me kostume kombëtare.

Pikturat e Znj.Mares arrijnë të transmetojnë me gjuhën e artit, ngjyrat intensive dhe temat joshëse të sjella nga bukuria e Meksikës për kënaqësinë e publikut shqiptar.

Top Channel