Vriten parashutistët francezë

16/03/2012 02:15

Dy parashutistë francezë u vranë dhe një tjetër u plagos nga një person që hapi zjarr ndaj tyre, në afërsi të një baze ushtarake në Montauban, në Jug-Perëndim të Francës.

Atentatori pas krimit, u largua me një motocikletë. Tre ushtarët u qëlluan, ndërsa ndodheshin pranë një bankomati, shumë pranë kazermës të Rregjimentit të 17-të të Parashutistëve.

Dy ushtarët e vrarë ishin 24 dhe 26 vjec, ndërsa i plagosuri 28 vjec. Fillimisht për ushtarin e plagosur me një plumb në kokë u tha se kishte ndërruar jetë, por më pas u mësua se ai është në gjendje të rëndë, në spital.

Të paktën 15 gëzhoja u gjetën në vendngjarje. Një prej zyrtarëve të policisë se Montauban i tha BBC-së se vjedhja nuk është motiv i vrasjeve. Ai e lidhi ngjarjen me një tjetër vrasje, që ndodhi të dielën e kaluar. Një ushtar 30 vjecar u qëllua nga një person me motocikletë, në një zonë të banuar në qytetin Tuluzë, 46 km në jug të Montoba.

Top Channel