Barcelona mposht Sevillan

18/03/2012 00:00

I kanë mjaftuar vetëm 45 minuta Barcelonës në këtë javë të 28 të Ligës BBVA për të mundur 2-0 Sevillan dhe për të ushtruar sërish presion ndaj Realit të Madridit edhe pse nga distanca.

Në minutën e 18 Xavi me një supergoditje standarte mposht portierin e Sevillas, ndërkohë që 7 minuta më pas është i përhershmi Lionel Messi i cili nuk mungon mes protagonistëve të këtij takimi, me golin e dytë të ndeshjes.

Ndërkohë në pjesën e dytë pak ngjarje kanë ndodhur për të dyja skuadrat dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Përkohësisht Barça ndodhet 7 pikë larg Realit, i cili do të luajë ditën e dielë përballë Malagës në Madrid.

Top Channel