Bllokohen 191 kg kanabis, dy në pranga

18/03/2012 13:20

Policia e Vlorës arrestoi dy shtetas, në pronësinë e të cilëve u gjetën 191 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Në kuadrin e operacionit “Gjormi”, pas informatave të siguruar më parë në rrugë operative, u prangos 22-vjeçari Demir Selamaj dhe 19-vjeçari Ritvan Çobaj.

Lënda narkotike u sekuestrua në banesën e njërit prej të arrestuarve, gjatë kontrollit të policisë.

Në muajt e fundit, është shndërruar pothuajse në rutinë që çdo javë zbulohen disa transportues apo mbajtës të substancave narkotike, kryesisht ato të prodhuara në vend, si kanabis, dëshmi kjo për gjallërinë dhe fitimet e mëdha që garanton tregu i drogës në vend.

Gjatë marsit, është parë me shqetësim edhe rasti i rikthimit të gomoneve, me policinë italiane që ndaloi një gomone me 1,6 tonë marijuanë në fillim të muajit dhe rojen bregdetare shqiptare që ndaloi 84 kilogram drogë, në një gomone me flamur grek, në kanalin midis Korfuzit dhe Sarandës.

Top Channel