Misteri i vrasjes së Kennedy-t

19/03/2012 00:00

Fidel Castro ishte ne dijeni te atentati ndaj presidentit amerikan, John
Kennedy, nje prej ngjarjeve më misterioze në historine e Shteteve te
Bashkuara dhe botes. Zyrtarisht, Castro eshte pastruar nga cdo akuze qe e
perfshinte ate ne vrasje.

Hetimet dolen ne perfundimin se Lee Harvey Oswald, nje simpatizant komunist, veproi i vetem.Por, nga nje ish-anetar i CIA-s thote se kishte prova qe Castro ishte ne dijeni per vrasjen qe do te ndodhte, nje deklarate qe ngre hipoteza ne prag te 50-vjetorit te vrasjes se presidentit amerikan, nje prej momenteve me te rendesishme te historise se shekulit te 20-te.

Brajan Letell, qe studjoi çështjet e Kubës si analist i CIA-s në vitet 1960 dhe me pas u be shefi i Marredhenieve te Sherbimeve Sekrete per Ameriken Latine permes librit te tij “Sekretet e Castros, CIA dhe Makina e Sherbimeve Sekrete te Kubes”, qe do te publikohet muajin e ardhshem, shprehet i bindur se Castro dinte gjithcka per vrasjen e Kenedit.

Mengjesin e 22 Nentorit te vitit 1963, qe Kenedi u vra ne Dallas, Kastro urdheroi nje prej zyrtareve te larte te Sherbimeve Sekrete në Havana “të ndalonte çdo komunikim radio te paspecifikuar dhe te perqendrohej ne ate detajin e vogel, atje ne Teksas”. Kater ore me vone u mesua lajmi se Kennedy kish vdekur.

Në një interviste te publikuar te dielen në “Miami Herald” Letëll, aktualisht profesor ne Universitetin e Miami-t, shpjegoi se e kishte zbuluar informacionin ne intervista me ish-zyrtaret e sherbimeve sekrete, te mbeshtetura ne dokumente te deklasifikuara, te cilat jane te hapura per publikun.

Letëll thote se Castro ishte i vetedijshem se Osvald qe iu mohua marrja e vizes kubaneze ne ambasaden ne Meksico City, i kishte thene stafit se do ta vriste Kennedy-n dhe Fidel Castro i dinte qellimet e tij dhe nuk beri asgje per te ndaluar kete akt.

“Unë nuk them se Fidel Kastro urdheroi vrasjen, nuk them as qe Osvald ishte nen kontrollin e tij. Ndoshta edhe mund te kete qene, por nuk kam mundur te gjej fakte per kete. Gjithcka qe une shkruaj- thote Letëll- e mbeshtes ne dokumente dhe ne regjistrimet e burimeve. A e donte te vdekur Fideli, John Kennedy-n? Po. Ai kishte frike prej tij sepse Kennedy e kish ne shenjester. Ne mendjen e Fidelit -shpjegon Letëll,- ai s’po bente gje tjeter vecse po mbrohej”.

Ne librin e tij – i cilesuar si nje studim i thelluar i operacioneve sekrete te Kubes hedh drite edhe mbi perpjekjet e CIA-s per te vrare Castro-n  duke perdorur cigare dhe stilolapse me helm. Por keto perpjekje u ndaluan, menjehere pas vrasjes se Kennedy-t.

Top Channel