Messi, futbollisti më i paguar në botë

20/03/2012 15:10

Lionel Messi është futbollisti më i paguar në botë me 33 milionë euro në vit. Argjentinasi i Barcelonës ka lënë pas mesfushorin David Beckham të Los Angeles Galaxy (31.5 milionë) dhe sulmuesin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo (29.2 milionë euro).

Sipas klasifikimit të publikuar të martën nga ‘France Football’, Messi kryeson këtë renditje për të tretin vit radhazi, por nuk është ai sportisti më i paguar në planet.

Para tij janë golfistët Tiger Woods (52 milionë euro) dhe Phil Mickelson (46 milionë), basketbollistët Kobe Bryant (39 milionë) dhe LeBron James (37 milionë), tenisti Roger Federer (36 milionë) dhe piloti i Formulës 1 Michael Schumacher (34 milionë).

Messi ka një pagë vjetore prej 10.5 milionë eurosh, por shpërblimet gjatë sezonit dhe të ardhurat nga kontratat publicitare e rrisin shifrën deri në 33 milionë euro.

Top Channel