Ndodhej pranë brigjeve të Venezuelës, SHBA-të sekuestrojnë anije në ujërat ndërkombëtare Drejtuesit ushtarakë në Mali bënë thirrje për qetësi, ndërsa lajmëruar se janë mbyllur të gjithë kufinjvë, pasi një grusht shteti gjatë mëngjesit të së enjtes rrëzoi qeverinë e ligjshme.
Aktualisht, ushtria është në në kontroll të institucioneve, televizionit shtetëror dhe kushtetuta është shpallur e pezulluar. Trupat shpallën një bojkot kombëtar ditën e mërkurë, me argumentin se nuk po u jepeshin armë dhe mbështetje të mjaftueshme për të luftuar kundër rebelëve tuaregë.
Bashkimi Afrikan ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke e dënuar ashpër ngjarjen. “Çdo grusht shteti është i papranueshëm dhe ai minon rendin kushtetues në Mali, ndërsa përbën një hap të madh pas për këtë vend”, shkruhej në një komunikatë të BA-së.
Ministri i Jashtëm i Kenias, Moses Wetangula dhe një delegacion që e shoqëronte kanë mbetur të bllokuar në Mali, ku ndodheshin për një takim zyrtar. Aeroporti i Bamakos është i mbyllur dhe ende nuk dihet kur do të rikthehet në funksionim.
Sipas BBC-së, presidenti i zgjedhur i vendit të Afrikës Qëndore, Amadou Toumani Toure, është vendosur në një vend të sigurt, nën mbrojtjen e rojeve presidenciale. Megjithatë, Ministri i Jashtëm i Malit dhe antarë të tjerë të kabinetit, si dhe funksionarë të lartë, janë arrestuar.
Për momentin, mësimi i informacioneve nga Mali është bërë më i vështirë, pasi televizioni kombëtar është nxjerrë jashtë funksionimit. Në transmetimin e vetëm në 48 orë, gjenerali Amadou Sanogo bëri vetëm një lajmërim të shkurtër, në të cilin shpalli se një gjendje shtetrrethimi është shpallur dhe se trupat ushtarake tashmë kanë kontrollin e vendit, por nuk specifikoi asnjë detaj të mëtejshëm.
Top Channel