Shfrytëzimi i pastudiuar dhe tërësisht abuziv i minierave të kromit në
Bulqizë po shkatërron vendburimin e çmuar. Ne zonen D, pjesa më e
demtuar e minierës janë aktivizuar shembje të medha të tokës, të cilat
minatoret i quajnë ‘dukuria e hinkave’.

Jorgo Kola, inxhinier i vjetër i minierës së kromit tregon për Top Channel dhe fenomenin qe njihet qe ne vitet 80 dhe ne ate kohe synohej qe miniera te punohej ne thellesi dhe jo ne zonat e rrezikshme. Ai shpjegon se perse ndodhin shembjet si ajo që ndodhi pak ditë më parë.

“Nuk punohet me ne thellesi. Sot po punohet per te marre ate krom qe ka kontaktuar direkt me siperfaqen me materialin e shkrifet te siperfaqes. Duke qene se shkembinjte rrenjesore nuk jane me aty te pranishem, kromi duke u shfrytezuar, krijon hapesire dhe hapesira nuk mban me material te shkrifet mbi koke”, thote inxhinier Kola.

Nje aksident kur nje ndertese u zhduk e thithur nga toka beri, qe miniera ne vitet 80 te bente nje studim te hollesishem per te evituar shkatërrimin. Inxhinieri i vjeter i kësaj miniere, tashmë në pension, thotë se ky fenomen kërcënon jetën e njerëzve.

“Ndersa sot është problem serioz per sigurimin teknik te njerezve. Neqoftese ne ate kohe ishin dhene shenja per keto hapesira te mundshme, sot duhen vene tela dhe nuk duhen lejuar njerezit te qarkullojne neper galeri. Pavaresisht se hapesira qe ka thithur materialin eshte e dukshme, njerezit pa menduar rrezikun qe mund te vije, mund te shkelin gabimisht dhe te humbin jeten ne galeri”, shpjegon Kola.

Nje nga kritikat kryesore qe ju be kompanise ACR nga ana e Ministrisë së Ekonomisë ishte se nuk po investohej në thellëe minierës duke rrezikuar qëajo te dale jashte funksionit shumë shpejt. Ndërkohë fenomeni i shembjeve eshte riaktivizuar ndjeshëm në zonën D aty ku me pare kane ndodhur aksidente me pasoja fatale per jeten e minatoreve.

Top Channel