Stacioni hekurudhor Guri i Kuq, jashtë funksionit

24/03/2012 00:00

Transporti hekurudhor tashmë nuk u shërben qytetarëve të qarkut të
Korcës. Stacioni hekurudhor në Gurin e Kuq ne Pogradec prej disa muajsh
është jofunksional, pasi asnjë tren mallrash apo udhëtarësh nuk mund të
mbërrijë.

Shkak kryesor sipas të dhënave është një defekt në afërsi të qytetit të Librazhdit, i cili nuk lejon udhëtimin e trenit në drejtim të këtij stacioni. Por realiteti është edhe më i hidhur. Amortizimi i trenit dhe vonesat që shkaktohen gjatë udhëtimit me të ka bërë që ky lloj transporti të jetë pak i preferuar për qytetarët.

Ata qe zgjidhnin deri pak muaj më parë të udhëtonin me tren, kishin vetem nje arsye: nje bilete me kosto te ulet, ndersa per komoditet shpejtesi as qe mund te behet fjale.

Mësohet gjithashtu se ky stacion nuk do të rihapet, por thjesht do të shërbejë si një burim materialesh për skrab. Po ashtu te njejtin fat pritet te kene dhe trasete dhe shinat e trenit qe dikur ishte stacioni me fluksin me te madh te udhetareve per juglindjen e vendit.  

Vidhet hekurudha

Vjedhja për skrap e pjesëve të hekurudhës ka rrezikuar sot trenin e udhëtarëve të linjës Vlorë-Tiranë.

Ne fshatin Zhame te Lushnjes eshte vene re se ishin hequr pllakat qe lidhin shinat me traversat dhe nese treni kalonte mbi te rrezikonte te dilte nga shinat.

Demtimet e hekurudhes me heqjen e pllakave kane ndodhur ne nje gjatesi prej 2 kilometrash. Ato mendohet se jane hequr gjate nates nga persona te ndryshem per t’u shitur per skrap, fenomen ky qe se fundmi ka demtuar rende hekurudhen. Treni i linjes eshte ndalur sapo eshte vene re demtimi dhe hekurudha ka lajmeruar riparimin e kesaj linje. 

Top Channel