iPad-i i ri funksionon si sekretar/e

24/03/2012 00:00

Ti flet dhe iPad-i i ri merr shënim. Janë shumë opsionet e reja të
tabletës së re të “Apple”, mes të cilave funksioni i diktimit, ashtu si
në iPhone 4S.

Aktualisht objektit elektronik mund t’i flasësh vetëm në anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe japonisht.

Përsa u përket fotove, videove, vizitimit të faqeve të internetit dhe përdorimit të lojrave, diferenca me iPad 2 është e madhe.

Gjithashtu, modeli i ri përmban lidhje 4G dhe përshtatet me rrjetet AT&T dhe Verizon. Fotokamera është 5 megapixel me teknologjinë e iPhone 4S.

Ngjyra bardhezi është një ndër karakteristikat kryesore të tij. iPad-i është me cilësi të lartë, një milion piksel më shumë se televizioni më i mirë “high definition”.

“”Apple” udhëheq revolucionin post-PC. Ne kemi tre instrumentë post-PC. Kompanitë e tjera do të ishin të lumtura po të kishin vetëm një”, deklaroi më herët gjatë muajit administratori i deleguar, Tim Cook, gjatë një ceremonie të prezantimit të produktit në San Francisko.

Cook saktësoi se janë 172 milionë aparatet e shitura të “Apple”, si iPod, iPhone dhe iPad. “76 për qind e të ardhurave vijnë nga produktet post-PC”, shtoi Cook.

Top Channel