07:00 "WAKE-UP"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Studimi urban i Himarës
24/03/2012 20:40

Bashkia Himarë ka më në fund planifikimin urban të territorit të saj. Me unanimitet dhe me konsesusin e forcave të ndryshme politike, Këshilli i Bashkisë ka votuar planifikimin urban.

Një kompani shqiptaro-greke, ka prezantuar deri në detaje etapat e planifikimit urban të zonës së Himarës, planifikim i cili përfshin si ndërtimet e reja për banim ashtu dhe ndërtimet reja për turizëm.

Më shumë se 400 hektarë është planifikuar të përfitohet nga ky planifikim. Në mbledhje morën pjesë edhe kryepleqtë e fshatrave të Himares, për t’u njohur me planifikimet urbane.

Skema e paraqitur nga kompania për zonën e Himarës ka gjetur mbështetjen e të gjithë këshilltarëve bashkiakë të të gjitha partive politike. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga socialja
''Shqipëria Tjetër'' në Skraparin e harruar…
Aksi Poliçan – Çorovode thyhet diku tej nga rruga në fshatrat Nishovë e Bargullas, e më pas dredhon gjate trupit të malit të Tomorrit.
Me ujësjellës dhe pa ujë
Banorët e fshatit Dukaj në Tepelenë nuk e kanë zgjidhur asnjëherë problemin e ujit të pijshëm për rreth 200 shtëpi në këtë zonë.
Basha: Do të investohen në 80 blloqe 100 mln euro
Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për rehabilitim e bllokut të banimit me numër 46 në zonën e quajtur 'Brraka' në kryeqytet.
Dhuna mes fëmijëve
Fëmijë që dhunohen fizikisht dhe psikologjikisht nga njëri-tjetri në shkolla apo në lagje, nuk janë më raste të rralla. Edhe pse një fenomen, ende i fshehtë, janë me mijëra fëmijë dhe adoleshentë që denoncojnë këtë çështje.
Amfiteatri i Durrës drejt shkatërrimit
Amfiteatri romak i Durrësit, një nga krenaritë e trashëgimisë shqiptare, është futur në listen e 7 monumenteve dhe siteve më të rrezikuara të Europës.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.