Thiago Silva humbet dy ndeshjet me Barcelonën

25/03/2012 16:30

Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit 3-4 javë duke humbur kështu të dyja ndeshjet me Barcelonën, të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi kuqezi në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e internetit pasi braziliani i është nënshtruar rezonancës magnetike dhe rezonanca tregoi një dëmtim muskular.

Në këtë mënyrë mbrojtësi i qendrës do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës dhe në ndeshjen e kthimit që Milan do të luajë përballë ekipit të Guardiolës më 3 prill.

Në supersfidën e parë ndaj katalanasve Milanit do i duhet të bëjë edhe pa një lojtar tjetër të rëndësishëm si mesfushori Mark van Bommel. Hollandezi është i pezulluar për shkak kartonash.

Thiago Silva u dëmtua në minutën e dhjetë të ndeshjes kundër Romës dhe doli nga stadiumi me paterica.

Top Channel