Bulqizë, asfiksohen në galeri dy minatorë

26/03/2012 00:00

Edhe pse është paralajmëruar shumë herë që jeta e minatorëve në Bulqizë
është e rrezikuar për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë,
punonjësit e galerive vijojnë aktivitetin e tyre të përditshëm për të
siguruar të ardhura mujore, të pakta për këtë zonë të varfër të
Shqipërisë.

Kështu, mëngjesin e së hënës u raportua për dy minatorë të asfiksuar nga gazi ndërsa ndodheshin në nivelin e 13-të.

Dy minatorët janë nxjerrë në sipërfaqe nga kolegët e tyre dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Te aksidentuarit jane Destan Kola 47 vjec dhe Ymer Koleca 57 vjec. Familjaret e tyre bejne pergjegjes kompanine koncesionare ACR per mossigurimin e kushteve te punes.

Top Channel