Masakra e Tuluzës, kujtohen viktimat

26/03/2012 00:00

Një marshim i heshtur në rrugët e Tuluzës. Kështu u kujtuan në qytetin
francez të tronditur nga vrasjet e Mohamed Merah-s, katër viktimat
hebreje të tij, tre nga të cilët ishin fëmijë.

Episodi i javes se kaluar, bashke me ekzekutimet e tre ushtareve perpara tij, i ka zhytur banoret e ketij qyteti por edhe pjesen tjeter te francezeve, ne nje reflektim te thelle mbi sigurine dhe integrimin fetar ne vend.

Sekretari i pergjithshem i Keshillit Perfaqesues te Institucioneve Hebraike ne France, organizuesi i marshimit, thote se terrorizmi ka hedhur tashme rrenje ne France ashtu sic ndodhi ne Londer me sulmet vetevrasese te korrikut 2005.
 
“Fakti qe ishte nje banor i Tuluzes autori i kesaj masakre, nje francez, tregon se armiku nuk vjen me vetem nga jashte kufijve, terrorizmi nuk mberrin me nga pertej.Ne tani po perballemi me nje tjeter forme te tij qe na kujton sulmet me bomba te Londres ku agresoret ishin me origjine britanike. Une ashtu si te gjithe francezet, kam te njejten ndjesi, ndjesine se me kete sulm dicka u thye edhe ne republiken tone”, tha sekretar i CRIF, Mark Stulzman.

Nje tjeter banor i ketij qyteti shprehet teper i prekur nga ngjarja, sidomos per faktin e thjeshte se dhuna atje ka qene nje fenomen shume i rralle.

“Jam shume i tronditur. Per ne ishte nje gje teper e rralle, nje lloj dhune qe dukej kaq e larget, por qe brenda nje momenti, u be kaq e vertete”, rrëfen banori.

Nje tjeter marshim i heshtur u organizua ne Paris me te njejtin qellim. Vrasjet shokuan Francen dhe mbare boten nje muaj perpara zgjedhjeve presidenciale ku konservatori Nikolas Sarkozy lufton fort per nje tjeter mandat ne krye te Elizese. Te dielen nje gjykates urdheroi ndalimin e vellait te Merah-se, Abdelkader si i dyshuar per bashkepunim ne krimet e 23 vjecarit.

Top Channel