Korçë, skrapomonia dëmton fermerët

28/03/2012 00:00

Listës së gjatë së veprave te shkatërruara për skrap i është shtuar edhe kaskada ujitëse e lumit të Dunavecit në Korçë.

Struktura e saj eshte shkaterruar dhe shembur duke rrezikuar tokat bujqesore ne fshatin Vashtmi, me qellimin e vetem te pervetesimit te materialeve qe tregtohen per skrap. Sipas banoreve shifrat e saj metalike jane vjedhur per t’u shitur per skrap, pa u marre parasysh demi i shkaktuar per keta banore te cilet nuk mund te vadisin tokat e tyre.

Jane qindra hektare toke per vaditjene te cilave perdoret kjo kaskade. Por me mosfunksionimin e saj si pasoje e shkaterrimit nga persona te papergjegjshem tani banoret jane gjendur para nje situate te veshtire.

Perveç kesaj kaskade jane demtuar per skrap gjithashtu edhe vepra te tjera ujitese edhe kulluese, por ky ngjason me nje fenomen te perseritur ndaj te cilit askush nuk merr pergjegjesine e nevojshme per ta parandaluar.

Top Channel