03:35 Film "Denimi"
05:35 "Pasdite ne TCH" R
Programi i plote
PUBLICITET
Çështja siriane, vendet arabe debatojnë në Irak
29/03/2012 15:25

Liderat arabë kanë nisur bisedimet mbi planin e paqes së paraqitur nga ish-kreu i OKB-së, Kofi Annan, në samitin e parë ndërkombëtar që zhvillohet në Irak që prej më shumë se një dekade.

Plani i pranuar në princip edhe nga qeveria e Al-Assad kërkon të vendosë një armëpushim të plotë në vend dhe të lejojë ndihmën humanitare në zonat e luftimeve.

Megjithatë, pavarësisht deklaratës mbështetëse të Damaskut, dhuna ka vazhduar edhe gjatë kësaj jave, me dhjetëra të vdekur çdo ditë në konfliktin e armatosur midis trupave qeveritare dhe rebelëve.

OKB synon të sigurojë një mbështetje të plotë nga vendet arabe, në mënyrë që të rrisë edhe më tej presionin mbi Al-Assad, i cili duket se ka humbur edhe mbështetjen e aleatëve të tij të mëdhenj, Rusisë dhe Kinës, që gjithashtu janë shprehur në favor të armëpushimit.

Një numër shpërthimesh u dëgjuan në qendër të Bagdadit në fillimin e samitit. Sipas dëshmitarëve pamorë, bombat ishin vendosur pranë Ambasadës Iraniane, por nuk ka të dhëna për dëme në njerëz.

Për Irakun, pritja e samitit është një ngjarje historike, ndonëse frika për sigurinë ka bërë që më pak se gjysma e 22 vendeve arabe të dërgojnë funksionarë të lartë. Të tjerë kanë dërguar të ngarkuar me punë ose diplomatë.

Plani i OKB-së për paqen në Siri, i ndërmjetësuar nga Kofi Annan, përmban gjashtë pika:

1) Proces politik për të adresuar aspiratat dhe shqetësimet e popullit sirian

2) Fundin e dhunës së armatosur në të gjitha format, nga të gjitha palët, për të mbrojtur civilët

3) Të gjitha palët të garantojnë kushtet për ndihmën humanitare në të gjithë zonat e prekura nga konflikti

4) Autoritetet të intensifikojnë ritmin dhe shkallën e lirimit të personave që janë burgosur në mënyrë arbitrare

5) Autoritetet të garantojnë lirinë e lëvizjes në të gjithë vendin për gazetarët

6) Autoritetet të respektojnë lirinë e grumbullimeve dhe të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore.
/ Top Channel












Lajmet kryesore

Çështja siriane, vendet arabe debatojnë në Irak 4 burgime përjetë për Dritan Dajtin
Merr fund odisea gjyqësore në Krimet e Rënda për vrasësin e 4 policëve
Rrëzohet dekreti i Nishanit për FA
Shoqata e Komunave kundër reformës
Gjykata Kushtetuese pezullon Mustafën
Edhe Athina ankohet për ndarjen e re
Ligji i ri për Policinë e Shtetit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Ukraina, Turizmi, Drejtësia, Kriza greke, Vrasje
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.