Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ashpra për vitin 2026 Policia franceze arrestoi 19 persona të dyshuar si militantë islamikë, në një operacion të gjerë policie të regjistruar mëngjesin e së premtes.
Arrestimet u përqendruan në Tuluzë, ku një njeri i armatosur, Mohamed Merah vrau shtatë persona në tre sulme të ndryshme gjatë marsit, përpara se të vritej vetë në përballje me forcat e rendit. Megjithatë, arrestimet janë zhvendosur edhe në qytete të tjera.
Ndërkohë, të enjten në mbrëmje u realizua në Tuluzë funerali i vrasësit, ngjarje që krijoi debat pasi trupi i tij u refuzua nga Algjeria, vendi i origjinës dhe fillimisht edhe nga qyteti i Tuluzës.
Burime të policisë konfirmuan për mediat franceze se nuk përjashtojnë mundësinë që disa prej të arrestuarve të jenë bashkëpunëtorë të Merah, ndonëse theksuan se arrestimet nuk kanë lidhje me ngjarjet e mëparshme të marsit.
Midis të arrestuarve është edhe Abdelkader Merah, vëllai i atentatorit, i cili është ngarkuar me akuzën e pengimit të drejtësisë. Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe një person i tretë, i cili besohet se ndihmoi në grabitjen e një motori, të përdorur më pas në sulmet e algjerianit 23-vjeçar.
Top Channel