Robbie Williams do të bëhet baba

30/03/2012 17:05

Robbie Williams ka lajmëruar se do të bëhet baba për herë të parë. Këngëtari britanik e ka dhënë lajmin me anë të një lajmërimi të shkurtër në faqen e tij zyrtare në internet.

38-vjeçari shkroi: “Përshëndetje miq! Ju kam mbajtur një sekret gjatë kësaj kohe. Unë dhe bashkëshortja ime Ayda do të bëhemi prindër këtë vit!!!”

Më tej shtoi pak humor në lajmërim: “Bëmë seks. Funksionoka në këtë mënyrë!” “Po pres me padurim të bëhem baba”, lexohet në faqen e ish-pjesëtarit të grupit Take That.

Lajmi bëri që shumë fansa të klikonin në faqe dhe për këtë arsye uebsajti ra për pak kohë.

Robbie Williams dhe Ayda janë martuar në Los Angeles (SHBA) në vitin 2010 pas një lidhjeje 4-vjeçare.

Top Channel