Gjermani, Bayern i afrohet kreut

01/04/2012 00:00

Bajerni i Mynihut ka arritur të përfitojë nga hapi fals i Borusias një ditë më parë dhe ka marrë tre pikë të vlefshme përballë Nyrenbergut në transfertë.

Gjithçka është vulosur nga e majta e holandezit Arjen Roben, autori i golit të vetëm të takimit.

Mund të ngjajë e çuditshme, por në dy ndeshjet e fundit është pikërisht ky lojtar që ka shënuar golat përcaktues, në Champions ndaj Marsejës dhe tani në Nyrenberg, gol që i ngushton diferencën me Borusian në 3 pikë.

Top Channel