Të dhënat më të fundit nga Enti Rregullator i Energjisë lëshojnë alarmin se treguesit e energjisë elektrike janë përkeqësuar fort duke kërcënuar ta zhysin tregun në kaos financiar.
Top Channel ka mësuar se në janar dhe shkurt të këtij viti, humbjet e energjisë ishin respektivisht 52 dhe 57 qind e totalit, ose gati dy herë më shumë nga mesatarja vjetore.
Historikisht humbjet në janar dhe shkurt tentojnë të jenë më të larta nga pjesa tjetër e vitit, por këtë herë duket se shifra ka arritur nivele rekorde. Top Channel kontaktoi me CEZ, e cila konfirmon shifrat e rritjes së humbjeve, por sipas saj shkaku
përvec sezonalitetit është rritja e ngarkesës së energjisë.
CEZ pretendon se gjatë dy muajve të parë të këtij viti ngarkesa në rrjet ka arritur nivele rekord, dhe pavarësisht kësaj ajo ka vazhduar të mbajë furnizim të pandërprerë me energji për popullsinë. Sipas CEZ furnizimi pa ndërperje në kohët me ngarkesë të lartë ndikon direkt në rritjen e fortë të humbjeve, që mund të ishin dukshëm më të ulëta nëse do kishte ndërperje të energjisë.
Por humbjet janë vetëm njëri nga shkaqet e gjendjes së vështirë financiare në tregun e energjisë. Vec tyre, ka dhe një sasi tjetër energjie që edhe pse faturohet nuk paguhet dhe që njihen si mosarkëtimet. Për pasojë aktualisht në cdo 100 lekë energji që hidhet në rrjet CEZ arkëton rreth një të tretën e saj, një nga treguesit më të ulët historik.
Përkeqësimi i treguesit të humbjeve ka efekt të dyfishtë në financat e CEZ. Së pari rritja e humbjeve do të thotë më pak pak para të arkëtuara nga shitja e energjisë. Por paralelisht me këtë rritja e humbjeve e detyron CEZ-in që të rrisë importet e energjisë për të kompesuar këto humbje. Ky ka qenë dhe njëri nga shkaqet se pse gjatë tre muajve të parë të këtij viti, importi i energjisë është bërë thuajse i gjithi nga kompania CEZ, për të kompesuar humbjet e larta në rrjet.
Pak ditë më parë drejtori i CEZ, iu drejtua përmes një letre krerëve të shtetit ku njoftonte zyrtarisht se CEZ është në vështirësi financiare për shkak të importeve të larta.
Ekspertët: BSH të ulë normën e interesit Ekspertët mendojnë se Banka e Shqipërisë duhet të jetë më agresive në
uljen e interesave duke ndjekur shembullin e bankave qendrore në Europë
dhe SHBA.
Bonot, tjetër minimum historik Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me interes 5.9%.
Interesat e bonove në minimum historik Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik.
Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me
vlerë përmes të cilave Qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u
tregtuan me interes 5.9 për qind.
Qeveria anashkalon Parlamentin Qeveria ka vendosur të anashkalojë Parlamentin në koncesionin e
shumëpërfolur për markimin e karburanteve.
58% e biznesit: Klima jo e favorshme
Dhoma amerikane e Tregtisë ka publikuar Indeksin vjetor të Biznesit, përmes të cilit mat perceptimin e anëtarëve të dhomës për klimën e biznesit në Shqipëri. Për 2012-ën ai është 40,48 nga 100, me një tendencë në rënie për këtë vit.
Lajmet kryesore
Kriza e KQZ-së, Arvizu në PS
"Qëndrimet e palëve janë ende larg gjetjes së një zgjidhjeje".Berisha: Opozita po pengon procesin