Mianmar, Aung San Su Ki: Zgjedhjet, epokë e re

02/04/2012 00:00

Udhëheqësja e partisë “Lidhja Kombëtare e Demokracise”, Aung San Su Ki
tha se zgjedhjet ne Mianmar shënojnë mesazhin një epoke të re. 

Partia e saj deklaroi fitoren duke marrë 44 vendet e mbetur në Parlament. Zgjedhjet, zhvillohen per te plotesuar vendet e mbetura vakant nga emerimi i ministrave, pas votimeve qe shenuan fundin zyrtar të juntës ushtarake në Nëntor të vitit 2010.

“Domethenia e demokracise është për pjesën më të madhe të njerezve”, tha Aung San Su Ki.

Zgjedhjet, qe u cilesuan historike konsiderohen si porta që i hap rrugen ish- të burgosures politike, qe per vite te tera qendroi e izoluar ne arrest shtepite, për të hyre ne Parlament. Por ky proces mbi te gjitha do të sjelle fundin e sanksioneve për Mianmarin.

“Ne shpresojmë se ky eshte fillimi i nje epoke te re, gjate te ciles do t’i vihet me shume theks rolit te njerezve në politiken e përditshme të vendit. Ne shpresojme se do te jemi ne gjendje te ecim me tej drejt pajtimit. Ne do te mirepresim te gjithe palet te cilet deshirojne të na bashkohen ne procesin per te sjelle paqe dhe begati ne vendin tone”, tha Aung San Su Ki.

Për “Lidhjen Kombetare te Demokracise” jane zgjedhjet e para prej 1990, pas bojkotit te procesit në vitin 2010. Ishte nje nder 17 forcat politike qe mori pjesë. Sipas analisteve, pavaresisht se ajo mundi te dale fituese, San Su Ki duket se ka ndihmuar shume prej kolegeve per te arritur sukses.Edhe sikur Lidhja Kombetare e Demokracise te siguroje shumicen e vendeve ne parlament ushtria dhe aleatet e saj “Unioni i Solidaritetet dhe “Partia e Zhvillimit” kane 80 % të deputeteve.

Gjate fushates, gazetareve perendimore iu krijuan te gjitha mundesite per te ndjekur nga afer zhvillimin e procesit. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton pershendeti Mianmarin duke nenvizuar se SHBA mbetet e angazhuar per te mbeshtetur çdo perpjekje per reforme. Bashkimi Europian la te nenkuptohet se do te heqe disa prej sanksioneve te vendosura gjate dy dekadave te fundit per abuzimin e te drejtave te njeriut.

Top Channel