15:00 Lajme e Moti
15:35 Select
Programi i plote
PUBLICITET
Si të ruhemi nga alergjitë?
02/04/2012 18:55

Rrugët me diell dhe pranvera kanë shtuar entuziasmin dhe dëshirën për të dalë në natyrë në të gjitha qytetet shqiptare.

Në një paraditë në Tiranë, mund të shohësh rrugë të mbushura me njerëz që vrapojnë, bëjnë çiklizëm apo shëtisin fëmijët.

Megjithatë, ndërsa shumica e presin me padurim ikjen e dimrit dhe ngrohjen e kohës, disa prej nesh e presin me ankth dhe shami në dorë pranverën.

Emisioni i “Pasdites” në “Top-Channel” trajtoi ditën e hënë temën e alergjive, si mund të mbrohemi prej tyre, si mund të kurohemi dhe çfarë duhet të shmangim gjatë kësaj stine.

Në studio, mjekia alergologe Mirela Hasanaj shpjegoi: “Me alergji nuk mund të bëhesh, atë e ke ose jo. Kryesisht, ajo është gjenetike, por ka shumë pacientë që nuk e dinë këtë dhe e mësojnë në moshë të vonë vetëm pasi nuk kanë rënë në kontakt më parë. Lënia pas dore e alergjisë të krijon një azëm me bazë alergjike, që është një gjendje shumë më e komplikuar dhe e rrezikshme shëndetësore”.

Por, çfarë është në vetvete alergjia? “Alergjia është një reaksion mbindjeshmërie, një reagim që bëhet nëpërmjet shumë antitrupave dhe reaksioneve imune. Faktorët kryesorë që e shkaktojnë janë, në radhë të parë pluhuri, akarienet, polonet, që për ata që se dinë, janë struktura mashkullore të pjalmit të luleve”.

Në studion e “Pasdites”, Hasanaj kundërshtoi besimin popullor se stina e pranverës është ajo e shpërthimit të alergjive, ndërsa dha edhe këshillat e saj për mënyra se si mund t’u shmangen poleneve, të gjithë ata që vuajnë nga ky lloj alergjie. “E vërteta është se në të gjithë stinët jemi të predispozuar për alergji, por në pranverë evidentohen më shumë ato reagime që lidhen me lulet dhe bimët në përgjithësi. Bimët që duhen shmangur? Është e pamundur të shmangen tërësisht, pasi përhapen jo vetëm në kontakt me to, por edhe në atmosferë, nëpërmjet diellit apo erës. Por, në këtë periudhë të vitit e deri në qershor, janë barishtet e livadheve dhe lulet si luledielli ato me ngarkesën më të lartë alergjitike. / Top Channel









Më shumë nga shendetesia
Të dobësohesh me hipnozë
Të dobësohesh vetëm me mendim! E vështirë, por jo e pamundur! Shembulli i gjallë për këtë është britanikja Julie Evans.
Shtohen infeksionet bakteriale
Temperaturat e larta dhe ndotja e ambientit kanë rritur numrin e infeksioneve bakteriale në lëkurë te fëmijët e vegjël.
Sakrificat ekstreme për t’u dukur më të bukur
Nga lidhja e këmbëve, tek injeksionet me dioksid karboni për lëkurë që duket më e re, e deri te pilulat me arsenik për dobësim… Trajtimet e bukurisë, në kohë dhe vende të ndryshme, kanë qenë nga më të çuditshmet.
Obeziteti, i lidhur me sëmundjet kancerogjene
Njerëzit obezë kanë rrezikun më të madh ndaj zhvillimit të 10 llojeve të kancerit në trupin e tyre, sipas hulumtimit të revistës mjekësore “Lancet”.
OSHEE dhuron gjak për nevojtarët
Punonjësit, administrata dhe stafi drejtues i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike iu bashkuan sot fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut.


Lajmet kryesore

Si të ruhemi nga alergjitë?
Aksident në aksin Kakavijë-Gjirokastër, 2 viktima
Humbin jetën dy turiste polake
Asgjesohen parcelat me kanabis
Shqipëria armë për kurdët
Venizelos interpelanca për Shqipërinë
Helikopteri ngel në Dukagjin
Aksionet për bllokimin e ndërtimeve pa leje
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Aksioni anti-droge, Vjedhja e Bankës, Aksidente rrugore, Lindja e Mesme
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.