Tsunami 35 metra

03/04/2012 00:00

Nëse një tërmet 9 ballësh sipas shkalles Rihter do të godiste zonën e
Nankait në Paqësor, në perëndim të Japonisë, shumë rajone bregdetare të
vendit do të bëheshin pre e një tsunami me dallgë deri në 35 metra të
larta.

Ky skenar apokaliptik nuk tingellon dhe aq i larget po te mendohet se lekundjet sizmike te 11 marsit 2011 mberriten pikerisht magnituden e 9 balleve. Mundesia e nje tsunami te tille te frikshem permendet ne studimin e rishikuar te 9 viteve me pare mbi rrezikun e termeteve nenujore, qe e vendoste asokohe lartesine e dallges vrastare ne 20 metra, ndersa tani e korrigjon ne 35. Behet fjale per skenarin me te keq te mundshem te parashikuar nga specialistet.

Sipas tyre, dallga e shkaktuar prej nje termeti te tille do te godiste ne nje vije bregdetare prej gati 850 kilometrash dhe ne afersi te qytetit Kuroshio, ne prefekturen e Kochi-it, do te mberrinte ne 34,4 metra. Probabiliteti qe dicka e tille te ndodhe vertet, mbetet i vogel, por mundesia nuk perjashtohet krejtesisht.
Japonezet mendojne se eshte momenti t`i thellojne studimet mbi pasojat e nje tsunami katastrofik qe do te perplaste mbi Tokio dhe ishujt Kiushu, dallge me lartesi 20 metra. Studimi ndalet ne menyre te vecante mbi rrezikun qe dallget gjigande te godasin centralet berthamore ne bregdet, nje teme delikate kjo per Japonine pas katastrofes ne impiantin e fukushimes. Keshtu ne centralin e Hamaoka-s ne prefekturen Shizuoka, dallget do te mberrinin ne 21 metra, e do te kapercenin me lehtesi barrieren 18 metra te larte qe po ndertohet perreth tij.

Top Channel