Lideri i liberaldemokratëve, Cedomir Jovanovic, është pritur në Preshevë sikurse në mesin e njerëzve të tij. I kanë ofruar të pijë dhe i kanë thënë që kur e shohin në televizor i gëzohen fjalimeve të tij.

Jovanovic, që përbën opozitën liberale, ka qenë serbi i parë që ka vizituar Luginën e Preshevës në mënyrë miqësore. U ka thënë shqiptarëve se Serbinë duhet bërë shtet shprese nga shteti i fatkeqësisë.

“Është vështirë të jesh shqiptarë në Serbi, është vështirë të jesh edhe serb në Kosovë. Por, kjo peshë është e madhe veçanërisht për shkak të politikës së keqe që është. Unë nuk kam të drejtë të kërkojë nga ju atë që e kërkoj nga serbët, nga ata kërkoj ta ndryshojmë Serbinë, e nga ju kërkoj vetëm durim. Janë edhe 30 ditë kur do të votojmë dhe do ta zgjedhim një qeveri që do të vijë këtu në Preshevë dhe do të shkoj edhe në Prishtinë dhe do ta kuptoj se vetëm kjo është shkurtesa për tu lidhur me botën. Gjithçka tjetër është gënjeshtër”, tha Jovanovic.
 
Ai ka thënë se popullit duhet thënë të vërtetën dhe se Kosova tashmë është një shtet, por tani duhet punuar së bashku.
 
“Sot Hashim Thaci ka shkuar tek Obama. Ka shkuar deri në Amerikë. Mendoj se Beogradi është më afër për Prishtinën se Uashingtoni. Udhëtohet me orë. Kosova dhe Serbia do të jenë të lumtura vetëm atëherë kur Thaci të vijë në Beograd. E nëse Tadic jep dorëheqje, do të bëj gjithçka që të jem unë i pari që do të shkoj në Prishtinë”, theksoi Jovanociv.
 
Ai ka thënë se duhet të hiqen taksat që paguhen kur kalohet kufiri. Për arrestimin e policëve të Kosovës, ka thënë se Ivica Dacic ka shumë Milloshevic brenda vetes.

Kur të luftojmë për të drejtat tuaja, u ka thënë shqiptarëve Jovanovic, atëherë do të luftojmë edhe për serbët në Kosovë. Liberaldemokrati ka thënë që do të ngelet në Preshevë çdo herë sepse ka ardhur koha për divorc me politikat e tmerrit.

Top Channel