
Inspektoriati i Kontrollit Teknik deklaron se nga kontrollet e ushtruara
ka zbuluar se lëndët kimike më të cilat janë prodhuar lodrat e fëmijëve
janë të rrezikshme.
Ne tregje dhe ne dyqane shpesh ndeshemi me lodra plastike, si topa gome te bute, kukulla plastike qe perfaqesojne figura te ndryshme ne perralla, apo edhe tapete plastikë, te cilet mbajne nje arome te rende lendesh kimike. Keto lodra, sipas Inspektoriatit Teknik kane permbajtje ftaline qe ne vetvete eshte lende kancerogjene.
Por probleme perbejne edhe disa kategori lodrash, siç jane armet me imitim plumbi, te cilat duhet te perdoren nga femijet mbi 12 vjec, nderkohe qe ne paketim eshte vetem per femijet tre vjec.
Ne kontrrollin qe eshte zhvilluar tregje dhe dyqane ka rezulatuar se ne pjesen me te madhe, tregtimi i lodrave behet jashte standardeve te Bashkimit Europian. Ne pjesen me te madhe te tregjeve te hapura, tregtohen lodra qe kane rezultuar me perberje kimike te demshme ose jane te paambalazhuara me etiketime te falsifikuara, te paperkthyera ne gjuhen shqipe.
Ne laboratorin teknik mungojne disa aparatura per konstatimin e te gjitha lendeve te rrezikshme, nderkohe qe ne doganat shqiptare mungon nje inspektor, i cili duhet te kontrrolloje standardet, qe duhet te kene lodrat para se te futen ne tregjet shqiptare.
Top Channel