Zv/kryetari i KLD-së, PD prezanton Elvis Çefën, PS Ardian Vishën

04/04/2012 00:00

Largimi i Kreshnik Spahiut nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka sjellë
një nga situatat më interesante politike të kohëve të fundit.

Demokratët dhe socialistët janë vënë në garë për të çuar në Keshillin e Lartë të Drejtësisë, njeriun që sipas gjykimit të tyre është më i përshtatshmi për këtë detyre. Kandidati i demokrateve, Elvis Çefa, drejtori aktual i Agjencise per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave pati një seancë të gjatë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, duke prezantuar si pikën më të forte te tij, integritetin dhe ndershmërinë profesionale, jo varësinë nga politika, por zbatimin e ligjit.

“Gjatë punës time qoftë në KLSH, ashtu edhe në Departamentin e Antikorrupsionit në Këshillin e Ministrave, janë me dhjetëra raste, kur kemi dërguar në organet përkatëse hetimore, persona të ndryshëm, për të cilët kemi konsideruar se kane vepruar në shpërdorim apo abuzim të detyrës”, tha Çefa.
 
Por ajo qe beri interesante proceduren per emerimin e anëtarit te ri te KLD-së, ishte levizja surprize e socialisteve, te cilet u perfshine ne procesin e konkurrimit me emrin e Ardian Vishës, dikur prokuror dhe që prej disa vitesh ushtron profesionin e avokatit. Prezantimi i emrit të Ardian Vishës nga socialistët duket se ka shqetësuar jo pak mazhorancën. Megjithëse nuk ka patur kurrë një marrëdhënie pozitive me mazhorancën e kryeministrit Sali Berisha, Ardian Visha ka njohje të gjera me deputetët e koalicionit qeveritar. Veçanerisht me ministrin Fatmir Mediu. Kandidati i socialisteve Ardian Visha ishte avokati i ministrit Mediu ne çështjen e Gerdecit.  

Prej ketij fakti, votes se larguar te Gazmend Oketes, lidhjes se zotit Visha me deputete te LSI-se dhe ndonje pakenaqesie, qe mund te shfaqet brenda grupit parlamentar te Partise Demokratike, gara mes dy kandidateve pritet te jete politikisht mbreselenese. Edhe gjate seances degjimore me kandidatin e mazhorances, Elvis Çefa, socialistet u treguan shume aktive, si me pyetje edhe me diskutime per te vene ne dukje, sipas tyre, mungesen e pervojes ne sistemin e drejtesise te zotit Çefa. Nje pike kjo qe nga demokratet konsiderohet si pike e forte e kandidatit te tyre, i panjollosur nga akuzat per korrupsion.

“Ishte momenti që ju të reflektonit për këtë përgjegjësi. Ishte momenti për të treguar një lloj përgjegjshmërie me përgjegjësine tuaj në raport me këtë institucion, me shkallën ku ka degraduar ky institucion, dhe ju këtu keni kontribution tuaj. Sot ishte një rekord tjetër negativ ne kete kontribut. Ishte momenti për të mos i shtuar një tjetër shërbëtor të partisë, KLD-së, por një personalitet të drejtësisë”, tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj.

“Këta personaltitete të fushës, që kanë kaq kohë që drejtojnë qeverisjen autonome të sistemit të drejtësisë, na kanë sjellë në këtë situatë, kur raportet ndërkombëtare thonë se sistemi i drejtësisë është i kalbur nga korrupsioni. Nga kjo pikëpamje, fakti që zoti Çefa nuk ka qenë asnjë ditë pjesë e sistemit, në njëfarë mënyrë e bën të jetë delja e bardhë atje mes deleve të zeza. Sot ju kemi propozuar njeriun antikorrupsion, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në sistemin e drejtësisë që po kalbet nga korrupsioni”, tha deputeti demokrat Strazimiri.

Pertej debatit politik, ajo qe do te mbetet eshte vota ne parlament dhe ne rastin e anetarit te KLD-se, rregullorja e Kuvendit parashikon votim te fshehte.  

Top Channel