20:45 "Portokalli"
22:40 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Limaj, sërish në arrest shtëpie?
04/04/2012 19:45

Limaj, sërish në arrest shtëpie?
Kërkohet sërish masa e arrestit shtëpiak për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Avokati i tij Tahir Rrecaj tha nëpërpmjet telefonit se rikthimi i kësaj mase është kërkuar nga prokurori i çështjes, Maurisio Salustro, pas vendimit të gjykatës për vazhdimin e proçesit gjyqësor për njësitet komanduese të UÇK-së.

Rrecaj tha se ka proçeduar menjëherë me një kërkesë në gjykatë se shqiptimi i masës së arrestit është i panevojshëm dhe nuk ka bazë ligjore për këtë. Në ditët në vijim pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore në të cilën do të vendoset edhe për këtë çështje.

Limaj ishte liruar nga arresti shtëpiak pas vendimit të gjykatës së qarkut në Prishtinë për t’i shpallur të papranueshme dëshmitë e dëshmitarit të vdekur Agim Zogaj. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Përmbytjet, Prishtina kërkon ndihmë
Komuna e Prishtinës kërkon ndihmë nga qeveria e Kosovës për të riparuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet për shkak të reshjeve të një ditë më parë.
“Exclusive”, krimi i padënuar që flet
Mbi 10 mijë shqiptarë të vrarë, mijëra të zhdukur, rreth 20 mijë gra të përdhunuara, mbi 1 milion shqiptarë të shpëngulur nga shtëpitë e tyre. Ky është bilanci i makinerisë së hekurt të Milosheviçit mbi shqiptarët e  Kosovës, gjatë luftës së fundit.
Festa e Pashkëve në Prishtinë
Festa e Pashkëve mblodhi në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë besimtarët e krishterë në meshën qendrore të ringjalljes së Krishtit.
Thaçi: 500 mln euro bujqësisë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci ka zgjedhur një takim me kultivuesit e pemëve në fshatin Kovragë të Istogut për të premtuar se në katër vitet e ardhshme do të investohen 500 milionë euro në bujqësi.
LDK në fushatë
Lideri i LDK-së Isa Mustafa paralajmëron që java e ardhëshme do të jetë vendimtare për shpërbërje të Kuvendit të Kosovës.


Lajmet kryesore

Limaj, sërish në arrest shtëpie? Kremtimi i Pashkëve
Meshat e shenjta në kishat ortodokse dhe katolike
Papa uron besimtarët nga Vatikani
Pashkët, Rama mes besimtarëve në Korçë
Pashkët, urimet e politikanëve
Festa e Pashkëve në Prishtinë
Subvencionet e bujqësisë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Eksplozivi, Siria, Turizmi, Irani, Akuzat për ushtrinë, Statusi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.