07:00 "Wake-Up"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Dietë dhe ushtrime, çifti humbet gjysmën e peshës
05/04/2012

Dietë dhe ushtrime, çifti humbet gjysmën e peshës
Debbie dhe Iain Whatmore kanë përgjysmuar peshën e trupit të tyre në vetëm 8 muaj, kjo falë ushqimit të shëndetshëm e këshillave të dietologut, shoqëruar me ushtrime fizike.

Secili prej tyre pak muaj më parë peshonte rreth 140 kilogramë, por tani ata gëzojnë një formë të mirë fizike.

Zonja dhe zoti Whatmore janë njohur me njëri-tjetrin që në moshën e adoleshencës dhe në fillim ishin të dy elegantë. Me kalimin e viteve ata morën një peshë të madhe trupore duke arritur deri aty sa 40-vjeçarja u prek nga diabeti i tipit 2 dhe doktori i këshilloi që të humbiste menjëherë në peshë, përndryshe do t'i duhej që t'i nënshtrohet një operacioni në stomak.

"Ne mendonim se kishim një dashuri të madhe për ushqimin. Problemi ynë ishte se hanim vakte me racione të te medha. Na pëlqente ushqimi me shumë kalori dhe ëmbëlsirat. E morëm peshën shumë kollaj, por e patëm shumë të vështirë që ta humbnim atë", tregon zonja Mrs Whatmore.

E ndodhur përballë këtij problemi shëndetësor, gruaja nisi dietën e menjëhershme, por edhe i shoqi nuk e la vetëm dhe vendosi që të ecte në të njëjtin ritëm me bashkëshorten. 43-vjeçari vendosi që t'i bashkohej programit për humbjen në peshë, duke qenë se edhe ai ishte një obez.

Tani zonja Whatmore nuk është më diabetike dhe thotë se ndihet e turpëruar për degjenerimin e trupit të saj në atë masë.

"Kemi shumë pak foto nga e shkuara, sepse ndihemi të turpëruar për masën tonë trupore. Tani gjërat janë shumë ndryshe dhe unë jam e lumtur që kemi arritur këtë rezultat", thotë Debbie. Po ashtu 40-vjeçarja thotë se tani ndihet më e fuqishme, më e re dhe se në ditën e saj ka më shumë pranverë.


/ Top Channel




Foto









Më shumë nga shendetesia
Zbulohen mjekët-klientë të farmacive
Një ditë pas deklaratës së kryeminstrit për të ndëshkuar çdo mjek, që përshkruan receta klienteliste dhe me adresa të përcaktuara të farmacive, ku pacienti duhet të drejtohet për të blerë barnat, ka pasuar menjëherë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka denoncuar mjekë me inicialet përkatëse në Qendrën Shëndetësore nr 4, pranë Dispanserisë së Tiranës, dhe në Qendrën Shëndetësore nr 1 në Shkozë.
Mjekët e paaftë do të largohen nga puna
Një pjesë e mjekëve, duke përfituar dhe nga mungesa e tyre, kryesisht në zonat rurale, kanë mbetur me dijet e nxëna në universitet dhe nuk kanë punuar për t’u njohur dhe përvetësuar të rejat e shkencës së mjekësisë.
Ligji i ri për barnat
Grupet e interesit kundërshtojnë ndryshimet në ligjin për barnat dhe shërbimin farmaceutik, propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, pasi - sipas tyre - lejimi i barnave të paregjistruara në tendera spitalore cënon sigurinë e tyre. Ata kanë ngritur shqetësimet e tyre në komisionin parlamentar të Shëndetësisë.
Sigurimet shëndetësore do bëhen zero
Sigurimet shëndetësore, brenda Qershorit 2017, do të bëhen zero. Këtë ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, në fillim të një kursi treditor për kualifikimin e drejtuesve të institucioneve shëndetësore të vendeve të Ballkanit.
QSUT: S’ka më mungesë ilaçesh
Pas një krize të thellë të ilaçeve në QSUT, ku çdo pacienti i duhej të blinte medikamente në farmacitë private përreth, pasi në spitale nuk gjendeshin, prindër që prej ditësh kanë fëmijët shtruar në pavionin e Pediatrisë dëshmojnë të kundërtën.


Lajmet kryesore

Dietë dhe ushtrime, çifti humbet gjysmën e peshës
4 burgime përjetë për Dritan Dajtin
Merr fund odisea gjyqësore në Krimet e Rënda për vrasësin e 4 policëve
Rrëzohet dekreti i Nishanit për FA
Shoqata e Komunave kundër reformës
Gjykata Kushtetuese pezullon Mustafën
Edhe Athina ankohet për ndarjen e re
Ligji i ri për Policinë e Shtetit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Ukraina, Turizmi, Drejtësia, Vrasje
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.