Hulumtimet e opinionit publik favorizojnë partinë e presidentit, Boris
Tadiç, në zgjedhjet e 6 majit. Ndonëse në opinion besohet se fuqishëm do
të jetë Partia Progresiste e Serbisë, e Tomisllav Nikolliç, megjithatë
Partia Demokratike është favorite me 40 për qind të votave.

Në hulumtimin e kryer nga IPSOS dhe televizioni B92, Nikoliç do të jetë i dyti me 30 për qind të votave, ndërsa është interesante që Partia Radikale e Serbisë në këto moment mund të dalë vetëm 3 për qind. Sipas këtyre hulumtimeve, një pjesë e madhe e partive politike do të zhdukeshin apo nuk do të arrinin të kalonin pragun elektoral.

Ndonëse, edhe arsyeja e futjes në garë e vetë presidentit Tadiç ka qenë forcimi i partisë së tij, shumica e qytetarëve besojnë në fitoren e demokratëve, pavarësisht nëse votojnë për ta ose jo. Në rast se vjen deri te ndryshimi i skenës politike në Serbi do të jetë për shkak të votave që do të ketë Nikoliç.

Ndërkaq shqetësimi më i madh i një pjese është nëse me spastrimin e disa partive do të humbin edhe liberaldemokratët. Këto zgjedhje kanë të bëjnë shumë edhe me ndarjen mes një Serbie me demokratike apo shuarjen e dallimeve ideologjike brenda partive. Kurse deri tani janë përmendur emrat e gjashtë kandidatëve për president.

Top Channel