Voskopojë, nis pastrimi i zonës nga banorët

07/04/2012 00:00

Pas një dimri të gjatë, ku fshati Voskopojë thuajse çdo ditë ishte i mbushur me turistë, të cilët ishin prezentë jo vetëm për të shijuar natyrën, por edhe gatimet tradicionale, interesi për të rritur shifrat e turizmit edhe në pranverë ka bërë që çdo rrugë dhe rrugicë e fshatit të pastrohet per te krijuar nje mjedis sa me te paster dhe te shendetshem.

Problemi i mbeturinave organike dhe te ngurta ne fshatin turistik te Voskopojes i evidentuar pas shkrirjes se bores, ka bere qe te nise pastrimi i tyre, nje muaj para dates se paracaktuar per çeljen e sezonit turistik veror. Te nxitur nga prezenca e madhe e mbeturinave ne siperfaqen e fshatit eshte ndermare inisiativa per t’i larguar ato dhe per te krijuar kushte me te favorshme per ecurine e metejshme te turizmit.

Në bashkëpunim me komunën dhe gjithë banorët e fshatit janë duke u pastruar sheshet, rrugët, brigjet e përrenjve, anët e rrugëve, livadhet e pyjet përreth.

Top Channel