Champions League me 64 ekipe?

07/04/2012 00:00

Michel Platini ka zgjedhur formulën për Champions League-n e ardhshme,
atë që do të aplikohet duke filluar nga vitit 2016. Deri në vitin 2015
kontratat televizive kanë blinduar formulën aktuale.

Gjithësesi, nëse do të duhet të ndryshohet brenda vitit 2013, atëherë duhet gjetur një formulë e re, për të pasur kohën e duhur për të rishikuar kontratat.

Por nga ana tjetër duhet parë nëse presidenti i FIFA-s do të ketë forcën për të çuar përpara projektin.

Për të lehtësuar rrugën, “Roi Michel” ka zgjedhur opsionin më të thjeshtë që i është propozuar nga teknikët: Lamtumirë Europa League dhe një Champions me 64 skuadra.

Sipas së përditshmes gjermane “Bild”, kjo është receta e Platini për të reduktuar dominimin e skuadrave të njohura, sidomos klubeve spanjolle, dhe për të riparuar interesin e ulët që ka Europa League.

Platini është duke punuar dhe është gjithashtu në kërkim të mbështetësve, bën të ditur prestigjozia gjermane.

Champions League do të kalonte kështu nga 32 në 64 klube prej vitit 2016 dhe natyrisht do t’u mundësonte vendeve të vogla si Letonia, Bjellorusia dhe Sllovakia të përfaqësohen nga klubet e tyre.

Problemi qëndron në përcaktimin e numrit të skuadrave të ligave të mëdha. Kështu, Spanja, Anglia dhe Gjermania do të kenë mundësi të aktivizojnë gjashtë skuadra nga 4 që kanë aktualisht, 4 me hyrje direkte dhe 2 me play-off.

Nga 4 të mëdhenjtë e Evropës i bie të mbetet jashtë vetëm Italia, që rrezikon të shkojë në kompeticionin evropian me një ekip më pak krahasuar me formulën aktuale.

Top Channel