Dështimi i HEC-eve të vegjël

08/04/2012 00:00

Edhe gjatë vitit 2011 ecuria e prodhimit dhe ndërtimit të hidrocentraleve me koncesion ka qenë e dobët.

Kjo konfirmohet edhe në raportin e fundit të Entit rregullator të Energjisë Elektrike për vitin 2011. Sipas rasportit, që pas vitit 2007, vit kur qeveria propagadoi një nismë sipas saj të fuqishme për ta kthyer Shqipërinë në fuqi energjitike, vetëm 12  HEC-e të vegjël prodhojnë energji.

46 të tjerë kanë qenë në punë para vitit 2007. Rezulate bëhen edhe më zhgënjyese kur edhe pse aktualisht qeveria pretendon se ka nënshkruar 200 kontrtata për ndërtimin e 300 hidrocentraleve, brenda 5 viteve të fundit janë futur në prodhim vetëm 12 hidrocentrale të vegjël. Sipas raportit të entit, gjatë viti të kaluar edhe prodhimi i energjisë nga këto hidrocentrale ka qenë sa 2% e prodhimit të përgjithshëm të energjisë eletrike në vend.

Megjithëse në vitin 2011 u futën në punë 6 hidrocentrale prodhimi i i tyre ka qenë vetëm 10 milionë kilovat/orë ose sa gjysma e kosumit në Shqipëri në një ditë dimri. Rezultati i pritshëm nga HEC-et ka qenë edhe më zhgënjyes pasi prodhimi total ka qenë rreth 14% më pak se viti 2010 për shkak të kushteve të pafavorshme hidrike.

Ndërkohë të ardhurat e krijuara nga HEC-et arrijnë në rreth 1 miliardë lekë. Por sipas ERE, kjo vlerë është tepër e vogël krahasuar me investimet e kryera në to.

Ndërkohë, sipas entit edhe çmimi me të cilën prodhohet energjia aktualisht nga HEC-et po e bën të pafavorshëm investimin për to.

Procesi i dhënies me koncesion të lumenjve për ndërtim hidrocentralesh është kontestuar shpesh politiksht nga opozita edhe nga dyshime të forta për korrupsion, ku emra të maxhorancës janë lidhur indirekt me ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.

Top Channel