“Shiu i Halloween”, Rama poston foto nga protesta poshtë zyrës së tij, s’i kursen ironitë: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm Si rrallë ndonjëherë, një prokuror ka hedhur akuza publikisht ndaj
eprorit të vet dhe Këshillit të Prokurorisë nga ambientet e Ministrisë
së Drejtësisë pa kaluar 24 orë nga shkarkimi i tij në krye të
Prokurorisë së Beratit.
Ish-kryeprokurori i këtij qarku Xhemal Saliaj ka përfituar nga një takim, ku merrnin pjesë edhe prokurorë, për të bërë publike shkeljen e Kushtetutes, sipas tij, nga Prokurorja e Pergjithshme referuar nje qarkoreje, per sherbimin e gadishmerise ne prokurori, si dhe faktin se ai ka depozituar nje padi civile ne gjykate ku pale e paditur eshte Prokuroria e Përgjithshme.
“Thelbi i saj është që prokurorja e Përgjithshme shkel parimin themelor të baraztrajtimit, për të njëjtat prokurori dhe për të njëjtën kohë pune, prokurori i Përgjithshëm, nëpërmjet kësaj qarkoreje bën pagesa të diferencuara”, tha Saliaj.
Ne lidhje me shkarkimin e tij si kryeprokuror i Beratit, zoti Saliaj tha se i ishte shkelur e drejta per t’u degjuar ne lidhje me kete vendim.
“Duke shtuar dhe pjesën tjetër të dyshimte, pra e riktheksoj edhe një herë të dyshimtë, që unë do ta verifikoj me kalimin e kohës, por edhe ju, mandati i anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë ka përfunduar, çka do të thotë që nëqoftëse mandati i tyre ka përfunduar, ata kanë kryer funksionin pas mbarimit të mandatit dhe kjo është shumë e rëndë në ushtrimin e kompetencave ligjore dhe kushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm”, tha Saliaj.
Sipas njoftimit nga Zyra e Shtypit te Prokurorisë së Përgjithshme, u be me dije se Prokurori i Përgjithshem e ka shkarkuar nga detyra e drejtuesin e kesaj prokurorie me motivacionin per keqadministrim të dokumentacionit dhe mosushtrim të funksioneve drejtuese.
Këshilli i Prokurorisë shqyrtoi të martën kërkesat për disa transferime në kuadër, siç u njoftua nga Prokuroria e Përgjithshme, të një organizimi më të mirë të punës.
Top Channel