Koreja e Veriut, dështon lëshimi i raketës

13/04/2012 04:30

Koreja e Veriut ka lëshuar raketën me rreze të gjatë, por vendet fqinje të saj thonë se procesi dështoi pak pasi raketa u ngrit në ajër.

Raketa, e cila hasi në kundërshtimin e opinionit ndërkombëtar dhe shihet nga shumë si një test i ndaluar, u nis nga veri-perëndimi i Koresë së Veriut të premten.

Por zyrtarët japonezë dhe Koreano e Jugorë thanë se ajo fluturoi vetëm për disa minuta para se të binte në ujërat e Gadishullit Korean.

Ende nuk ka pasur asnjë komunikim nga Koreja e Veriut për lëshimin.

Koreja e Veriut tha se qëllimi i raketës ishte për të hedhur një satelit në orbitë, një lëvizje që shënon 100 vjetorin e lindjes së themeluesit kombëtar Kim Il-Sung.

SHBA-ja dhe vendet e tjera thonë se lëshimi përbënte një provë të maskuar për një raketë me rreze të gjatë, një teknologjië ndaluar kjo sipas rezolutave të OKB-së.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë dënoi nisjen, pavarësisht dështimit të saj.

Top Channel