Gjatë takimit të përvitshëm për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike Ministri i Brendshëm duke iu referuar një raporti të interpolit u shpreh se kultivimi i kanabisit vazhdon në Shqipëri, por harta e tij vjen duke u zvogëluar.

“Kanabasi ende prodhohet qartësisht në shkallë të gjerë në Shqipëri dhe autoritetet shqiptare kanë rritur ndjeshëm nivelin  e sekuestrimit të kanabisit në vitin 2010”, tha Nishani.

Por nishani deklaroi se është rritur ndjeshëm edhe sasia e sekustruar e kanabisit.

“Në vitin 2011 sipërfaqet e kultivuara dhe prodhimi i kanabisit kanë pasur një tendecë në rënie”, shtoi Nishani.

Ambasadori i OSBE-së kërkoi që policia të mos jetë e vetme në luftën kunder drogës, por të ndihmohet edhe nga qeveria vendore.  

Ndërkohë, në Gjirokastër është kapur sasia e radhës e madhe e kanabisit rrugës për në Greqi, 307 kilogram. Për t’i shpëtuar kontrollit në kufi, një karvan mushkash ishin ngarkuar për të udhëtuar drejt Greqisë. Policia arrestoi dy persona që bënin transportin dhe kapi një sasi droge dhe pasi bëri kontroll në një banesë të braktisur në fshatin Rusan të Delvinës, ku gjeti një tjetër sasi droge dhe arrestoi personin që po e ruante.

Dy të arrestuarit janë Markelian Alinani dhe Artur Shukulli nga Delvina. Ndërsa janë shpallur në kërkim pronarët e kanabisit nga Lazarati, gjithsej gjashtë persona.

Në takimin e luftës kundër drogës, kreu i komunës më të përfolur për mbjelljen e kanabisit mohoi që Lazarati të mbjellë bimë narkotike në këtë kohë, dhe se me termin Lazarat po abuzohet.

Top Channel