Britani, rrjetet shqiptare të drogës

14/04/2012 00:00

Njësia e Policisë Britanike kunder Krimit te Organizuar ka vënë nën
pranga disa anëtarë të dy rrjeteve kriminale që furnizonin dhe
shpërndanin drogë në Londër dhe Edinburg, duke kapur sasira të mëdha
monetare të përfituara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kokainë.

Shkon në afro gjysmë milion stërlina, sasia e parave të thata të kapura në flagrancë në posedimin e shqiptarëve të survejuar prej muajsh, si dhe sasira të konsiderueshme droge të klasit A, kokainë, e destinuar për tregun britanik.

Sipas BBC, eshte Admerin Beu 41-vjeçar, shqiptari i fundit i cili pranon akuzat e bera ndaj tij, pas kapjes ne flagrance  ne Gjykaten e Larte te Edinburgut, pasi ju kapen 175 mije sterlina para te thata dhe droge ne momentin e arrestimit. Pas kontrolleve ne banesen e tij polica sekuestroi sasira te medha kokakine si dhe te gjitha pajisjet, qe nga peshoret, prereset, dhe kimikate per shtimin ne volum te sasiveve te droges se tregtuar.

Ne nje skenar identik, Polica Metropolitane shkaterroi keto dite edhe nje tjeter rrjet kriminal qe bente te njejten gje ne veri te Londres. Te arrestuarit te paditur tashme dhe te nxjerre perpara drejtesise me akuzat per konspiracion per shperndarje dhe pastrim parash te perfituara nga aktivitete kriminale jane nga Shqiperia e Mesme disa prej te cileve perdorin letra njoftimi italiane dhe identitete te rreme, pasi jetonin ilegalisht prej kohesh ne Britani.

Vetem rrjetit kriminal te shkateruar ne veri te Londres ju kapen ne flagrance mbi 250 mije sterlina para te thata ne bagazhet e makinave me te cilat qarkullonin dhe shtepite ku ata jetonin. Edhe pse te survejuar prej muajsh nga agjentet britanik te luftes kunder krimeve te renda dhe atij te organizuar, te paditurit i kane mohuar akuzat e bera ndaj tyre edhe pse provat materiale si droge, para kesh, pajisje per furnizimin dhe shperndarjen  e droges dhe gjurmet e gishtave dhe filmimet e tyre jane evidencat si rezultat i punes disa mujore per survejimin dhe kapjen e tyre ne flagrance.

Top Channel